• |
ide | kryesore

Eva Mendes tregon pse nuk publikon foto me partnerin

Paparazzi, Slider



Eva Mendes bën pjesë në listën e VIP-ave që s’e kanë shumë qejf Instagram-in, por edhe pse e përdor rallë ndërveprimi me fansat është fantastik. Në llogarinë e Instagram-it të aktores ka vetëm fotot të sajat. Zor se Mendes poston fotot me Ryan Gosling apo fëmijët e tyre.

Njëri prej komentuesëve mori shkas nga fotoja e postuar së fundmi për t’ja vënë në dukje një detaj të tillë.  “Dukesh një mrekulli. Dua thjesht ta dish sa rëndësi ka për ne, fansat e tu të flasim me ty. Nuk do ta kishim problem edhe nëse nxjerr Ryan-in në këtë faqe. Eva, nuk ngurroi t’i përgjigjej duke i kujtuar dhe njëherë raportin problematik që ka me rrjetet sociale.”Unë i kam pak problem rrjetet sociale, por dua që gjithë kohës të jem në kontakt me gratë. Përpiqem që çdo postim ta bëj me përgjegjësi dhe të sigurohem që të mos e portretizoj veten në një formë që mund t’i bëj të tjerat të ndihen keq. Instagram-i edhe mund të të lëndojë në një formë a një tjetër. Përsa i përket Ryan-it, do postoj vetëm gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën dhe njerëzit i kanë parë (filmat e tyre bashkë). Burri dhe fëmijët janë privatë. Kjo është shumë e rëndësishme për mua të qëndrojë kështu.”- përfundoi aktorja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *