• |
ide | kryesore

F1 ngre duart lart ndaj Koronavirus: Çmimi i madh i Bahrain me dyer të mbyllura

Sport



Në kohë kur duket se futbolli është sporti më i prekur nga emergjenca globale e Koronavirus, nuk shkojnë gjërat më mirë edhe për Formula 1, që përgatitet të nisë kampionatin. Cirkusi i madh është gati, por duhet të vihet në lëvizje me dyer të mbyllura, duke filluar nga Cmimi i Madh i Bahrain. Ky është vendimi që kanë marrë organizatorët e Cmimit të Madh të dytë sezonal, që do të diskutohet në fundjvën e 20-22 marsit, pasi janë konsultuar me TaskForce shëndetësore kombëtare, që është ngritur për të përballuar emergjencën koronavirus.

Do të jetë kështu e ndaluar prezenca e spektatorëve, si ndërkombëtarë ashtu dhe lokalë, që zakonisht ishin të shumtë në cirkuitin e Sakhir. Vendi arab ka ndërmarrë masa ekstreme për të mbajtur nën kontroll Covid-19 e ka ndaluar eventin për publikun si mundësia e vetme për të mos anulluar garën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *