• |
ide | kryesore

Kompanitë ajrore shqiptare nisin anulimin e fluturimeve drejt Italisë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Operatorët ajrorë që kryejnë fluturime nga Tirana drejt Milanos kanë filluar sot të anulojnë fluturimet e tyre drejt Italisë. Kjo lëvizje vjen, pasi qeveria italiane vendosi shpalljen e Lombardisë si zonë karantine, duke ndaluar lëvizjen deri në datën 3 prill.

Sipas faqes zyrtare të aeroportit të Rinasit, të paktën tre  fluturime janë anuluar.


I pari është fluturimi drejt Romës i planifikuar në 5.30 të mëngjesit nga Air Albania. Po ky operator ka anuluar dhe fluturimin që është parashikuar për në Milano në orën 11.15, si dhe atë për në Bolonjë në orën 18.20.

Sot ishin parashikuar të paktën 5 fluturime nga Tirana në Milano (Bergamo) nga Air Albania, Blue Panorame dhe Easy jet. Blue Panorama po kryen check-in për në Bergamo, të parashikuar në 11.15. Alitalia po kryen fluturimet drejt Romës.

Ndërsa Air Albania i ka anuluar fluturimet.

Të kontaktuar me telefon, operatorët e Air Albania thanë se të gjitha fluturimet me Italinë ditën e sotme janë anuluar për arsye operacionale nga kompania, pa konfirmuar një lidhje me karantinën. Ata thanë se nuk kanë konfirmim nëse dhe nesër do të ketë fluturime. Të gjithë ata që kanë prerë biletat mund të drejtohen tek kompania për të ndryshuar datën ose rimbursuar biletën.

Qeveria italiane miratoi të shtunën në mbrëmje  dekretin që bllokon lëvizjen në rajonin verior të Lombardisë, pasi po përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit. Dekreti ka zgjatur zonat e karantinës, të ashtuquajturat “zona të kuqe”, duke i urdhëruar njerëzit të mos hyjnë ose të largohen nga rajoni.

Vendi po mundohet të përmbajë shpërthimin më të keq të Evropës së Covid-19, i cili ka marrë jetën e 233 personave dhe ka infektuar gjithsej 5.883 njerëz.

Lombardia është një nga 20 zonat administrative të Italisë, e gjendur në veri dhe ka rreth 10 milionë banorë (një të gjashtën e popullsisë), ndërsa kontribuon në një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Qendra e saj është Milano..

Nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas fluturojnë çdo vit rreth 1.7 milionë pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve i drejtohen rajonit verior, kryesisht Milanos e Bergamos.

Anulime ka pasur dhe nga Milano për në vende të tjera. Sipas faqes zyrtare të aeroportit të Milanos, Malpensa, United ka anuluar fluturimin nga Malpensa në Nju Jork. Flybe ka anuluar udhëtimin nga Malpensa në Birmingan. Është anuluar dhe fluturimi për në Singapor.

Drejt Tiranës, Blue Panorama pritet të fluturojë nga Malpensa në orën 14.00.

3 Comments

  1. po kot i ndaloni eshte thjesht nje grip i thjesht sipas Qeverise!

    pastaj kap veem te moshuarit e semure, e kujt i plasi? kshu nje pension me pak me shume lek per te vjedh

    rrace e qelbet rilindase

    fluturimet duheshin ndal qe kur doli rasti i pare ne milano, qelbesira rilindo-ramiste

  2. Per te la emergenza,,,,po te mbyllet Shqiperia me Italine per 2 jave nuk do kete buk me u ushqy, nga Italia vjen 80% e mallrave, prandaj nuk e mbyll dot Shqiperine,,,,po te mbyllet Torta e Saliut ne2012 do na duket lule,,me kulturen idiote te pa qyteteruar se kemi do shkelim neri tjetrin

    1. ermal i dashur apo te themi me mire i dashur fuggris

      masat perfshijne kufizimet e njerezve jo te mallrave, Duke qene injorant i devotshem per dijenine e kazanit socialist buka vjen ngaserbia miqte edashur te rames 😛

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu