• |
ide | kryesore

Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali, 43 vjeç nga Kuçova

Lajme, Të fundit



Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari të prekur nga koronavirusi. Pavarësisht se nuk dihet emri i tij, oranews raporton se ai është një 43-vjeçar dhe me origjinë nga Kuçova. Shqiptari është banues në Codogna të Italisë dhe ka qëndruar në spital.

Të afërmit e tij kanë deklaruar se 43-vjeçari e ka kaluar sëmundjen, por do të vijojë të qëndrojë në spital dhe për pak kohë. Të afërmit nuk japin më shumë informacion për shkak të ruajtjes së privatësisë, por shtojnë se ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se në Itali deri më tani janë prekur rreth 6 mijë persona ndërsa numri i vdekjeve i ka kaluar tashmë 230 njerëz. Këtë të diel qeveria italiane ka vendosur vijën e kuqe për thuajse të gjithë veriun e Italisë, duke bllokuar kësisoj rreth 16 milionë njerëz në karantinë.



4 Comments

  1. Shyqyr per ju lapsi me ne fund ju rrealizua deshira e madhe qe kishit,per te pasur shqiptarin e pare me koronavirus,keshtu jane gezuar dhe shpellkaret e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *