• |
ide | kryesore

‘Love is blind’, të martohesh me të panjohur në 5 ditë

Paparazzi, Slider



Love Is Blind” është ndoshta tentativa më e suksesshme e Netflix për të dominuar tregun e emisioneve reality. Dhe e dini pse? Sepse nuk ia shqit dot sytë.

Funksionon kështu: 30 burra dhe gra të veçuar, flasin dhe njihen me njëri-tjetrin në dhoma që nuk i lejojnë të shihen. Kanë dhjetë ditë kohë për të krijuar njëfarë lidhjeje emocionale me dikë dhe nëse lidhja është mjaftueshëm e fortë, ai i propozon pa e parë asnjëherë. Me këtë metodë naive, ideatorët supozohet të kuptojnë në dashuria është e verbër apo jo. Ju duket çmenduri? Një çift u fejua pasi foli për pesë ditë pa u parë kurrë. Pasi fejohen, ata shihen për herë të parë me njëri-tjetrin, shkojnë me pushime, jetojnë bashkë, takojnë prindërit dhe shokët dhe në fund, pas 30 ditësh bashkë, ecin drejt altarit. Aty vendosin përfundimisht nëse duan të lidhin jetën me njeriun që u dashuruan në mënyrën më të pazakontë.

Ju mund të thoni ç’të doni, por s’mund të thoni që s’është interesant. “Love Is Blind,” në rastin më të keq, do ju argëtojë. Në rastin më të mirë, do ju bëjë partnerë më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *