• |
ide | kryesore

Luhet Juve-Inter: të gjitha minuset e një sfide nga ku kalon ëndërra titull

F1, Sport



Duhej të ishte ndeshja e madhe, sfida që do të shënonte një pjesë të madhe të titullit kampion, ajo e kthimit të Antonio Conte në Stadium, për herë të parë si kundërshtar. E, ndërkohë, Juventus-Inter në mbrëmjen e sotme do të kujtohet si e luajtur në kohët e koronavirus e pa publik. Sportivisht duke folur, do të jetë një derbi i Italisë me tone dukshëm të ulura, edhe pse do të vlejë përsëri tre pikë.

Tre pikë të rënda për klasifikimin në këtë garë treshe sepse, nuk duhet harruar, merr pjesë edhe Lazio. Që këtë mbrëmje do të jetë spektatore më shumë se e interesuar, në momentin që pozicinohet në vendin e parë të renditjes, edhe pse me një ndeshje më shumë të luajtur.

Është fakt që në fushë do të sfidohen dy skuadra rivale, që vijnë nga më shumë se 10 ditë ndalesë, për më tepër që bardhezinjtë vijnë nga humbja e dhimbshme e Lyon, që krijoi shumë polemika në ambjent. Të luanin menjëherë do ti kishte dhënë mundësinë CR7 e të tjerëve të reagonin, ndërsa tani është rreziku që skuadra të vijë në këtë takim më pak “e karikuar” e vetëm me ndonjë dyshim më tepër. Lajmi i mirë për Sarri është se ka rikuperuar Douglas Costa e Khedira, edhe pse të dy nuk janë në formën e tyre më të mirë, përvec Chiellini që hoqi ndryshkun kundër Brescia e Spal. Mbeten disa dyshime formacioni, por problemi i vërtetë do të jetë të luajë pa shtytjen e publikut, atë të “fortesës” Stadium.

Një avantazh i mirë për Inter e në vecanti për Conte, që do të kishte marrë një pritje larg nga të qenit e ngrohtë nga ana e tifozëve të vjetër. Kështu, tekniku mund të përqendrohet vetëm në fushë e të provojë të hakmerret për humbjen në shtëpi që pësoi në fazën e parë. Të ndaluar nga ndeshja me Ludogorets, zikaltrit kanë mundur të rikuperojnë energji e mbi të gjithë Samir Handanovic, një nga elementët më të rëndësishëm të milanezëve. Vështirë të thuash nëse do të mjaftojë për të përsëritur arritjen e Inter të Stramaccioni, e fundit e aftë të fitonte në Stadium. Por natyrisht ky është një nga momentet më të favorshëm për ta bërë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *