• |
ide | kryesore

Penalltia e kontestuar mposht Ronaldon: Messi shënuesi më i mirë në histori në 5 kampionatet elitare

Sport



Lionel Messi është një golashënues rekordesh. Falë golit me penalltinë e kontestuar kundër Real Sociedad, fenomeni i Barcelonës është ngjitur në kuotën e 438 golave në Liga me fanellën blaugrana, duke kaluar me një gol rivalin e përjetshëm Cristiano Ronaldo e duke u bërë shënuesi më i mirë në histori, në pesë kampionatet elitare të Europës (Serie A, Premier League, Liga, Bundesliga e Ligue 1). Një vend i parë që Pleshti e arriti në 474 prezenca të gjitha në Spanjë. CR7, ndërkohë, 437 golat në 540 ndeshje i ka të shpërndara mes Premier League, Liga e Serie A. Sfida vazhdon…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *