• |
ide | kryesore

Shqipëria asnjë rast me koronavirus/ 59 persona të testuar nga 6 rrethe rezultuan negativë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria nuk ka asnjë rast me koronavirus, ndonëse fqinjët perëndimorë po përballen me këtë epidemi prej ditësh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, strukturat shëndetësore po vijojnë testimet për COVID-19, sipas përkufizimit të rastit, për çdo rast të dyshuar, në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 59. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19.

Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri.

Rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës.

IShP ka kapacitetet laboratorike për të kryer diagnozën e plotë të COVID-19 dhe kemi kapacitetet e nevojshme për këtë fazë ku jemi por edhe për faza të tjera, për kite reagent për analizat. Ne kryejmë testet sipas përkufizimit të rastit.

Komiteti Teknik për COVID-19 ka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 e më tej në drejtim të menaxhimit klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre.
Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues.

Sipas të dhënave të Njësive Shëndetësore kufitare, në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë  23,035 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1391 thirrje, nga të cilat 29 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

Si dhe rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetsore.



8 Comments

  1. Ministria e shendetligesise genjen.ashtu si genjeu per check-up,per largimin ne mase te mjekeve e infermiere per barnat e mjeksine falas.kjo eshte ripjellja.beni kujdes o njerez duke filluar qe nga larja e duarve tek kontaktet me njeri -tjetrin duke respektuar distancen 1meter e vendet me grumbullim te madh.kjo eshte pandemi dhe jo si thot ministria qe vendet fqinje kane dhe ne jemi te privilegjuar e se virusi nuk ka cfare na ben.(bejme ne deme me shume se coronavirus do te thoshte ministria hajdute.)

  2. Pse rreni popullin me agjetacion e. Propaganda si ne koh te partis. Ju su vje zor qeveri mashtruse taulant biri kurves erion konia siropidhja bythukja ajo kurva e beqirit ishalla o popull u qin ne buth

  3. bobooo ca behet kshu me. ai vje zor kti virusit qe svjen ktu a jo ec mer legen shpejt se u cmend lapsi nga marazi. shpejt te thash. virus langaraq

  4. Ca shkruani o njerez. Qe per inat te qeveris, luteni qe te vij koronavirusi. Pse jeni kaq njerez negativ? Pse e beni cdo gje politik. Si kujtoni? Se po te ishte nje qeveri tjeter do vepronte ndryshe? Sa mjeran qe jeni.

    1. po lutemi te mos na shpartalloje dhe po lutemi qe qeveria te testoje sa me shume, ose do mbetemi pa gjyshe e gjysher per shkak te paaftesise se qeverise , si te paret me te rrezikuar

      nuk eshte pune korrupsioi kanabizmi e kriminalizmi eshte ceshtje jete e drejtperdrejte o fugpullum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *