• |
ide | kryesore

Video/ Bylis nuk fiton dot as me Luftëtarin, Dovedan ngre duart lart: “Nuk di çfarë të them”

Sport, Video



“Kemi probleme shumë. Problemi më i madh është se nuk po gjejmë lojtarin që të shënojë. Kemi pasur 3 raste në pjesën e parë. Nuk shënuam, më pas pësuam një gol. Nuk di çfarë të them”. Veljko Dovedan nuk ka fjalë të shpjegojë atë që po i ndodh skuadrës së tij në 2020. Kundër Luftëtarit vetëm 1-1 dhe është ndeshja e nëntë pa fitore në kampionat.

Në transfertën e Gjirokastrës, kundër bluezinjve që janë praktikisht një kategori më poshtë tashmë, ballshiotët nuk kanë mundur të marrin fitoren e parë të vitit edhe pse kaluar të parët në avantazh me 11 metërshin e Guindo. Pavarësisht se Dovedan vendosi të lërë jashtë ndeshjes kapitenin Isli Hidi, pas gabimeve të portierit në tre ndeshjet e fundit, Bylis u arrit nga Luftëtari dy minuta para pushimin, kur një goditje kros e Likës përfundoi në rrjetë, duke vendosur barazinë: “Hidi ka kaluar një mini-krizë. Kam dashur ta ndihmojë duke e lënë pushim. Bicaj ka pasur problemën me gjurin. E lashë jashtë, sepse ashtu e pashë të arsyeshme” theksoi tekniku.

Në fund, tekniku ka një shigjetë edhe për të ardhurit e janarit në skuadër: “Lojtarët kanë ardhur që të na ndihmojnë, por nuk janë në pritshëmitë e duhura. Puna e ambientimit është e vështirë. Deri në këto momente nuk është se na kanë ndihmuar shumë. Shpresoj ta bëjnë në pjesën e mbetur të kampionatit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *