• |
ide | kryesore

Video/ Debutim historik për një shqiptar: katër minutat e Brojas me Chelsean në Premier League

Sport



Një thirrje në skuadrën e parë dhe një shkelje e tapetit të Stamford Bridge në 4-0 e Chelsea kundër Everton. Është pak ta quash një arritje fantastike për Armando Brojën, sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, që zëvendësoi Giroud katër minuta nga përfundimi i ndeshjes.

Shkodrani është aktivizuar në minutën e 86’, nga tekniku Frank Lampard, duke zëvendësuar sulmuesin francez Olivier Giroud, duke u bërë shqiptari i dytë pas Lorik Canës që aktivizohet në Premier League. Natyrisht për lojtarin e dalë nga akademia e londinezëve është një sukses, duke qenë se ka bërë debutimin në moshën 18 vjecare. Broja ka mbajtur fanellën me numër 57 dhe shpreson sigurisht që pas këtij debutimi të vijnë shanse të tjera nga Lampard.

Blues kanë hapur serinë e golave në të 14′ me Mason Mount që kaloi Chelsea në avantazh, përpara se Pedro të bënte 2-0 në minutën e 21. Dy golat e tjerë në Stamford Bridge u shënuan në pjesën e dytë me
Ëillian që realizoi në të 51 e Giroud tre minuta më pas kompletoi pokerin, përpara se ti lejonte debutimin Brojës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *