• |
ide | kryesore

Video/ “Vetëvrasje”në Niko Dovana: Martini tërbohet pas barazimit me Flamurtarin

F1, Sport, Video



“Nuk kam fjalë, është një gabim i pafalshëm. Jemi munduar ta përgatisim ekipin, ajo që treguam në fushë ishte si vetëvrasje”: Kështu e ka përkufizuar barazimit 1-1 kundër Flamurtarit të vendit të fundit tekniku Edi Martini. Në vetëm katër ditë Teuta bën dy perfomanca krejt të kundërta, nga fitorja me Partizanin tek ndalesa e papritur ndaj kuqezinjve. E këtu përgjegjës duhet të ndihen të gjithë, trajneri i pari: “E kishim fituar ndeshjen pa filluar. Iu kisha thënë që të jepnim maksimumin pasi çdo ekip mund të na krijojë probleme. Pikët e humbura me Flamurtarin dhe Luftëtarin mund të na kushtojnë shumë”.

Pa Kallakun, i ruajtur në pankinë, Teuta xhiroi bosh e pa mendim dhe avantazhi i minutës së 13 i Flamurtarit ishte legjitimues për atë që skuadrat performonin deri në atë moment. Kombinimi mes Oliveirës dhe Harunit nxorri jashtë loje gjithë mbrojtjen e bluve e i dha mundësinë vlonjatit të ndëshkonte Frashërin. Kallaku ishte shpresa e vetme e Martinit për ti dhënë ide skuadrës së tij dhe tekniku nuk heziton të përdorë armën e tij me rifillimin e lojës, por numri 10 nuk është i inspriruar, duke gabuar edhe penalltinë e fituar 6 minuta pas pushimit, për pengimin në zonë të Çyrbjas në kontakt me Ramos. Për fatin e Martinit grushtimi i Moçkës, shtyhet në rrjetë nga Çyrbja: “Nuk kemi çfarë të zgjidhim, do të vazhdojmë me këta lojtarë që kemi. Këtu nuk është çështje goli, është çështje menatliteti, pasi ekipi tregoi një lojë të mirë dhe kjo është si vetëvrasje”.

Nuk ka fitues në rezultat në Niko Dovana, por moralisht Troisi e mori fitoren e tij dhe protestat e vlonjatëve në përfundim të ndeshjes, ndaj arbitrit Kuka, i cili nuk lejoi të vazhdohej kundërsulmi, tregojnë qartë se në këtë rast pikë nuk i mjafton Flamurtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *