• |
ide | kryesore

“Zona e kuqe”/ Mbledhje urgjente në Ministrinë e Shëndetësisë për Covid-19

Lajme, Të fundit



Është mbledhur me urgjencë mbrëmjen e së dielës mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve pranë Ministrisë të Shëndetësisë që merret me masat e parandalimit të përhapjes së mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan në Facebook se po diskutohet me ekspertët për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në Itali për izolimin total të “zonave të kuqe”.

Ajo shton se çdo masë që mund të merret në vendin tonë, do të konsultohet me ekspertët ndërsa nënvizon se në vendin tonë ende nuk ka konfirmim për person të prekur nga virusi Covid 19. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Sa foto e bukur! Grate e vjetra militante te PS ne te majte te ministres “nuserojne”, ndersa ato perballe tyre, me te reja, me dosje, laps, gome ehu…. i bie qe jane tekniket. Sa gjynaf qe jemi. Pa pike dinjiteti

  2. Duke pare anetaret e komitetit them se jemi ne duar te sigurta. Ikni shqiptare kthehuni neper shpella me mire. P.S. Lani duart dhe shmangni cdo kontakt fizik. Kjo eshte e vetmja mase qe funksionon deri tani

  3. Grate e “Rilindjes”, mbledhje urgjente, nuk vemi dote ne Milano te bejme pazar, situate me emergjente nuk ka !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *