• |
ide | kryesore

Afërdita tregon planet për një fëmijë

Paparazzi, Slider



Historia e dashurisë e Afërdita Dreshajt dhe sportistit çek, Jakub Kindl, është një nga më të komentuarat e mediave dhe shpesh në vëmendjen e publikut. Ata u martuan në verën e 2018-ës, por a janë gati për hapin e rradhës, krijimin e një familje?

Modelja i është përgjigjur kësaj pyetje në Instagram, që meqë ra fjala sipas saj është pyetja që i bëhet më shpesh dhe thotë se sigurisht që janë duke e planifikuar të bëjnë një fëmijë. Megjithatë jo tani, sepse për momentin kanë vendosur të udhëtojnë sa më shumë dhe të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkoë Dreshaj tregon dhe sekretin e tyre të lumturisë, të qënit të hapur 100% me njëri-tjetrin, pa sekrete, pra të jenë shokë të ngushtë në rradhë të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *