• |
ide | kryesore

Alarmi/ 28 vjeçari nga Firencja endet prej dy javësh i infektuar në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Rasti i 28 vjeçarit nga Firencja që është evidentuar si pacienti i parë me korinavirus në Shqipëri, përbën në fajt një kazus shumë më alarmant sesa duket. Jo për faktin se ai ka hyrë i pakontrolluar në pikën kufitare të Muriqanit, por sepse ai është endur dy javë në Shqipëri duke takuar shume njerëz. Mjekja Dhurata Hysi ka deklaruar nga pika kufitare e Muriqanit se 28-vjeçari shqiptar i prekur me koronavirus ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, pa u kontrolluat.

“Djali hyri më datë 26, në orën 00:40 të natës. Nuk është kontrolluar, pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar atje. Ne kishim prioritet zonat e prekura në Itali dhe Kinë. Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura”.  Ajo që dihet deri më tani është se ai e ka kaluar Covid 19 tek i ati, por nuk mund të imagjinohet se sa njerëz të tjera ka kontaktuar. Prandaj nuk ka asnjë shanc që rastet e para, tashme te shtruara ne infektiv, të mbeten të izoluara. Silva Bino anetare e Task Forcës ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. e hhhhheeeeeeeeeee , sa ka si ky neper tirane qe po bejne kerdine, hesapet do ti bejme ne fund te muajit , do na i sqaroje ajo debilja qe kemi ministre bashke me ate hajvanen qe dilte se perfaquese e task forces

  2. Firenze ne rastin me te keq ka shume pak raste te infektimit me covid 19. Nuk eshte as ne zonen e kuqe dhe as ne zonen portokalli te Italise. Vec kesaj ka lajme kontradiktore per piken kufotare nga ka hyre ai qe po e quajne pacienti zero. Gjithsesi eshte nje periudhe qe duhet shume kujdes nga te gjithe. Kryesorja eshte qe frika te mos kthehet ne panik. Nuk eshte informimi shkak i panikut, perkundrazi, mosinformimi shkakton me shume pasoja.

  3. ky paska hyre ne dt 26

    ne dt 22 dhe 23 shpertheu epidemia ne Itali

    Cfare beri qeveria jone?

    Kina eshte larg por nuk u tregua kujdes fare per Kinen.

    Italia eshte afer operseri ZERO kujdes . 500 mije shqiptare te regjistruar jetojne atje 90% ne Veri. Qe ne dt 22 -23 shkurt ne momentin qe shpertheu epidemia duhej te merreshin masa, qe personat te rrinin ne kar-antine te vet-izoluar

    qeveri e papergjegjshme

    1. O i pa emer. Mund te na thuash, se kush duhej te ishte ne qeveri sot? Qe ne te jetonim te lumtur dhe ne begati.

  4. Personat e infektuar kane shume miqesi e rreth familjar te madh !Zoti e dhente qe te jene raste te izoluara se me kete koronavirus kryeminister palaço,kembe njeriu nuk ngelet gjalle ketu !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *