• |
ide | kryesore

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë: Duhet të shkundemi, ndryshe do të na shkundë koronavirusi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja bëri një reagim të fortë, pasi në Shqipëri u evidentuan dy raste me koronavirus. Belortaja shprehet se ky njoftim nuk është asgjë e re, ndërsa shprehet se tani ka ardhur koha fund “gallatës” apo shakave në lidhje me këtë sëmundje. Ai shprehet se të gjithë duhet të shkundemi, në të kundër do të na shkundë.
Selim Belortaja: Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua. Kjo eshte keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës!

Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj. Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!



4 Comments

  1. Ky mbeti idiot gjithe jeten. Del rrugeve te Pekinit si gomar e ben selfie per rrjete sociale e jep mend per virusin. Eshte ambasador apo ekspert shendetesie!!

  2. Ne fakt idioti je ti qe nuk kupton mesazhin qe ka dashur te jape, prandaj ai eshte ambasador dhe ti thjesht mi gjirizi!

  3. po leri ore burre te flene se duan te rriten, lere qeverine se po punon. lere o i nderuar ambasador i respektuar e mos ja u prish gjumin per te bere pallate, fituar leke padrejtesisht, te rrije ne zyren apo punen qe me dhuroje partia, leri te gjitha se qeveria po punon.

  4. Rroçk diplloma tregon kinen aty vdesin ne mira ne dite komunistet thon 100 tè vdekur Kur ne Itali 134 ne nje dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *