• |
ide | kryesore

Champions League, tjetër ndeshje pa tifozë: “Barça-Napoli duhet të luhet me dyer të mbyllura”

Sport



Edhe Barcellona-Napoli e 18 marsit, ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions League, mund të luhet me dyer të mbyllura për shkak të emergjencës Koronavirus. Pak ditë më parë, ministri i Shëndetit spanjoll Salvador Illa e largoi këtë hipotezë, për sa kohë tifozët napoletanë nuk do të vinin nga zonat e rrezikshme, por ‘Generalità’ në Katalonjë, përmes sekretarit të përgjithshëm të sportit Gerard Figueras, ka bërë të ditur sot se “kjo hipotezë ekziston, kujdesi rekomandon që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura”. Një vendim që duhet të merret brenda të martës në 10 mars.

“Asgjë nuk është vendosur ende – ka theksuar Figueras për Catalunya Radio – Duhet të flasim me Barcelonën, mes të hënës 9 e të martës 10 do të mbahet një mbledhje apostafat. Në sport duhet të provojmë të jemi sa më rigorozë të mundemi me aplikacionet e protokollit e të rekomandimeve sanitare, edhe pse kjo sjell pasoja sportive e ekonomike”.

Emergjenca sanitare e masat për kontrollin e Covid-19 vazhdojnë të kondicionojnë edhe futbollin europian e jo vetëm për ndeshjet që përfshijnë skuadrat italiane (është vendosur mbyllja e Mestalla për Valencia-Atalanta). Nga Prefektura e Policia parisiene ka mbërritur zyrtarizimi për zhvillimin me dyer të mbyllura edhe e PSG-Borussia Dortmund, pas limitimit të eventeve publike të vendosura nga Qeveria franceze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *