• |
ide | kryesore

FSHF merr kohë, për momentin sipas programit: në Korçë e Shkodër luhet për Europën

Sport



Koronavirus qendron pezull tashmë edhe mbi futbollin shqiptar dhe për momentin pas daljes së Kryeministrit që lajmëroi mbylljen e aktiviteteve sportive, pritet një dalje zyrtare nga FSHF në lidhje mbi dy ndeshjet që do të luhen sot. Sipas asaj që filtron nga institucioni që drejton futbollin për momentin do të vazhdohet sipas programit me dy ndeshjet delikate që përmbyllin javën e 26 që do të luhen në Korcë e Shkodër.

Orges Shehi kthehet në Korçën e tij, për herë të parë si armik me synimin për tu rikthyer në ndjekje të Tiranës dhe titullit. Por atmosfera e ish-tifozëve të tij është shqetësimi më i vogël për teknikun e ri të Kukësit, që debutoi me barazim me Vllazninë e tani duhet ta kërkojë golin kundër Skënderbeut pa sulmuesin e tij më të mirë. Vasil Shkurtaj, autor i 16 golave në kampionat është i dëmtuar dhe duhet të zëvendësohet nga Cooper, për herë të parë titullar në kampionat. Probleme edhe në qendër të mbrojtjes, me Teqjan të skualifikuar për numër kartonësh të verdhë. Megjithatë, këto ishin mungesa të ditura, goditjen e papritur Shehi e mori nga mosrikuperimi i Emiljano Mustën, që nuk ka mundur dot të jetë gati, pas simptomave të një tërheqje muskulare të rishfaqur pas ndeshjes me Vllazninë. E kundërta ndodh në kampin bardhekuq, me Ilir Dajën që ka të gjithë arsenalin në dipozicion dhe ka vetëm vështirësinë e zgjedhjes. Skënderbeu është në garë të plotë për Europën dhe kërkon ti mbajë gjërat kështu, ndërsa për Kukësin një tjetër ndeshje pa fitore do të ishte praktikisht një lamtumirë për titullin.

E ka harruar tashmë Partizani këtë fjalë, kur e ka parë vetën të degdisur 12 pikë nga kreu. Tre ndeshje pa fitore për Sormanin, që të paktën ka avantazhin të ketë vetëm Trashin të padisponueshëm. Mbrojtësi ka nisur fazën e rikuperimit dhe do të mungojnë, në kohën kur kthehet Bitri pas skualifikimit. Në anën tjetër Vllaznia duhet të bëjë pa të dëmtuarit Ramadani e Hristov, të cilëve i është shtuar edhe skuaalifikimi i Markut. Me titullin të mbyllur e daljen nga Kupa Partizani, me 38 pikë, nuk mund ti lejojë vetes hap tjetër fals, për të mos kompromentuar edhe një ngushëllim të lehtë si prezenca në Europë. Nuk do të jetë e lehtë me shkodranët që duan të dalin nga zona e play out, por nëse statistikat vlejnë dicka, atëherë 1-3 i fazës së parë mund të jetë premtues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *