Stop të gjithë sportit italian deri në 3 prill, por më parë duhet një dekret i posacëm nga presidenca e këshillit: është ky vendimi i Coni, komiteti olimik italian e federatave mbi emergjencën Koronavirus. Malagò e presidentët federalë, kanë ‘pezulluar të gjithë aktivitetet sportive të cdo niveli” por kanë kërkuar edhe “nga Qeveria të nxjerrë një dekret ‘DPCM’ që të mund të kalojë atë aktual në nivel vlefshmërie'”.
Krerët e sportit italian kanë vendosur të “kërkojnë nga Rajonet, në respekt të autonomisë kushtetuese, të njehësojnë” urdhëresat e vecanta të vendimeve të qeverisë. Ekzekutivit, sporti italian i kërkon të “përfshijë edhe sektorin e sportit, si profesionist ashtu dhe diletant, në planin e njoftuar të mbështetjes ekonomike” për të kompensuar “shqetësimet dhe emergjencat që sporti italian ka përballuar deri tani me përgjegjësi e ndjenjë detyre”.
Malagò është deleguar të informojë kryeministrin Giuseppe Conte e ministrin e sportit, Vincenzo Spadafora, mbi atë që prodhoi takimi. Coni thekson për më tepër se “kompeticionet me karakter ndërkombëtar, si për klube ashtu dhe për kombëtare” nuk futen në “disponibilitetin e tij juridik kështu që nuk mund të preken nga vendimet” e marra sot.