• |
ide | kryesore

Koronavirus/ Pezullohen aktivitetet sportive në Shqipëri: dy ndeshjet e sotme në rrezik anullimi

F1, Sport



“Do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore, sportive dhe kulturor në vend, pasi të rinjtë mund të transmetojnë virusin deri në 3 prill. Do kërkojmë anullimin e të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi”. Ky është prononcimi i bërë nga Kryministri Rama, në lidhje me situatën e re të krijuar nga emergjenca Koronavirus. Ndalimi në këtë mënyrë i aktiviteteve është i befasishëm, në kohën kur vende që janë prekur me kohë nga virusi kanë shkuar përpara me limite pjesëmarrje të personave nga zona të prekura dhe dyer të mbyllura.

Megjithatë, shëndeti publik, i tifozëeve, lojtarëve, stafeve të skuadrave vjen para të gjithave dhe masat e marra nga qeveria duhet respektuar dhe ndjekur edhe nga institucionet sportive. Ekziston edhe mundësia që ndeshjet, deri në 3 prill, të luhen pa praninë e tifozëve. Në orët e ardhshme do të mësohet më shumë detaje rreth kësaj situarë, që mban pezull edhe dy ndeshjet e planifikuara për tu zhvillohen ditën e sotme: Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *