• |
ide | kryesore

97 viktima në 24 orë nga Covid-19 në Itali

Lajme, Të fundit



Koronavirusi nuk ndalet në Itali. Shifrat e fundit të bëra publike nga autoritetet janë alarmante, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 97 persona duke e çuar totalin në 463 persona. Numërohen tashmë 7 985 persona të prekur nga të cilët 1 598 u përkasin 24 orëve të fundit.

Është rritur edhe numri i të shëruarve të cilët janë 724 ndërsa 102 persona kanë kanë lënë spitalin orët e fundit. 733 persona janë në tërapi intensive ndërsa 4316 janë të shruar në spitale. Italia ka bërë deri tani mbi 53 800 analiza për covid-19. (Shqipëria ende nuk e ka kaluar 100).

Autoritetet thanë se ka pasur përmirësim të ndjeshëm ai që quhet “pacienti 1”. 38-vjeçari është shkëputur nga frymëmarrja artificiale dhe është nxjerrë nga terapia intensive. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. i zuri haku shqiptareve pepinot. otranto 97. i zuri haku ter djemve shqiptar qe i akuzojne si skiftrera. haku i ter vajzave tona qe i akuzojne si prostituta. haku shqiptarit punetor qe e akuzojne si trafikant droge e refugjatesh. ja qe ka zot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *