• |
ide | kryesore

Ndalimi i Serie A ul vlerën e Romës: Friedkin vonon negociatat për të përfituar

Sport



Dan Friedkin e lë pezull blerjen e Romës. Javën e kaluar, firma në kontratat paraprake, dukeshin gjë e kryer, por tani gjithçka duket e shtyrë të paktën për disa ditë. Motivi është ndoshta situata emergjente që është shfaqur në Itali për shkak të Koronavirusit, që rrezikon të bllokojë përfundimisht kampionatin.

Nga Huston, selia kryesore e Friedkin Group, vëmendja është zhvendosur në rrugën “Allegri”, atje ku nesër në mëngjes është në program këshilli i jashtëzakonshëm i Federatës italiane të Futbollit që do të vendosë nëse do ta ndalë kampionatin italian, apo jo. Sikurse raporton Il Messaggero, pronari i ardhshëm i Romës kërkon të kuptojë se çfarë do të ndodhë me futbollin italian. Pezullimi total do të shkaktonte rënien e menjëhershme të të ardhurave të klubit. Vlera e dhënë në dhjetor për klubin mund të jetë dukshëm e ndryshme nga ajo aktuale dhe, në këtë mënyrë, prej ditësh, duke përfshirë avokatët dhe këshilltarët, është duke u diskutuar çmimi për të përgatitur nënshkrimin.

Të dy janë tashmë të gatshëm për të mos u ndalur dhe nënshkrimi mbi kontratat duhet të vijë brenda fundit të muajit. Konsob në fakt është duke monitoruar vlerat aksionare të klubit, që ka regjistruar një +12.8 përqind pas lajmit për një mbyllje të menjëhershme përpara fundjavës dhe do të kërkojë një deklaratë për shtyp për të qartësuar çështjen. Mbi të gjitha 80 milion të paguara nga Pallotta në tre muajt e fundit do të shërbejnë si parashutë në pritje të kalimit përfundimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *