• |
ide | kryesore

Ndërron jetë një shqiptare në Itali, familjes në karantinë nuk i lejohet ceremonia e varrimit

Lajme, Të fundit

Konsullja e përgjithshme shqiptare në Milano, Anila Pojani thotë se një shqiptare 60-vjeçare ka ndërruar jetë në Itali për shkak të një arresti-kardiak, por sipas saj ajo rezultonte e prekur nga koronavirusi. Konsullja bën me dije familjarët e të ndjerës nga Durrësit janë futur në karantinë në shtëpitë e tyre.


“Jemi kontaktuar nga një agjenci funebre dhe sot nga shqyrtimi i dokumentacionit përkatës kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë nga një arrest kardio-respirator dhe ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Familjarët e saj janë futur në karantinë në banesat përkatëse.


Ashtu siç iu komunikova dokumentacioni i zonjës ka mbërritur sot në konsullatë dhe duke pasur parasysh situatën dhe familjarët e zonjës, djali, vajza dhe bashkëshorti janë në karantinë. Duhet zbatuar vendimi i kryeministrit italian për ceremonitë mortore dhe trupi ndodhet në morgun e spitali. Dokumentacioni lëshohet shumë shpejt dhe familjarët mund ta tërheqin sapo të dalin nga karantina”, tha konsullja për “Real Story” në News 24.

faa
Konsullja Anila Pojani

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu