• |
ide | kryesore

“Nxënësit do mësojnë në shtëpi”/ Ministrja Shahini: Krijohen klasa virtuale, jo zëvendësim orësh dhe shtyrje të provimeve të maturës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, zbardhi detaje mbi vendimin e qeverisë për të pezulluar për dy javë mësimin në të gjitha shkollat shqiptare, për shkak të mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.

Në një dalje për media, ministrja deklaroi se mësimi do të vijojë nëpër shtëpi, ku do të krijohen “klasa virtuale” në telefona dhe mësuesit do iu dërgojnë gjithçka nxënësve.

Kjo, sipas ministres, do të ndodhë, pasi nuk do të mund të zëvendësohen dot të gjitha orëve të mësimit, për shkak të humbjes së orëve të mësimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Arsyeja e mbylljes së shkollave është frenimi i përhapjes së virusit. Është parandaluese dhe frenuese. Nuk ka nevojë për panik. Fëmijët dhe të rinjtë nuk janë të rrezikuar por mbartës. Ndaj bëhet pezullimi për të mos u përhapur virusit.

Për shkak të humbjes së orëve të mësimit nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk do të zëvendësohen dot të gjitha orët e mësimit. Fëmijët do punojnë nga shtëpia. Materialet do ndahen në rrjetet sociale dhe do kalojnë nga drejtorët e shkollave tek mësuesit, të cilët do ia kalojnë prindërve dhe këta të fundit do ia përcjellin fëmijëve. Do përdoret edhe metoda e selfie video, kjo është një nga mënyrat. Nëse ka pyetje, mësuesi bën video dhe e dërgon nxënësve në grup. Do aplikohet që nesër. Do krijohen klasë virtuale. Nxënësit duhet të mësojnë në shtëpi. Kjo është masë ekstreme për ndalimin e përhapjes së virusit. Shkollat janë të mbyllura deri më 23 mars. Komunikimi me nxënësit duhet të bëhet përmes prindërve”, tha ministrja.

Ministrja e Arsimit tha se nuk do të shtyhet datat për provimet e maturës shtetërore dhe se gjimnazistëve do u dërgohen materiale udhëzuese. Shahni shtoi se po komunikon me të gjitha bashkitë për dezinfektimin e shkollave.

Besoj që do bëhet dezinfektimi. Po bashkëpunojmë me bashkitë. Për maturën shtetërore nuk do shtyhet data. Do jetë e vështirë për maturantët që aplikojnë për universitet. Do mundohemi t’ia dërgojmë materialet që të punojnë nga shtëpia. Nëse i përcjellin udhëzimet tona do jenë më të përgatitur për shkak të botimit të pyetjeve. Linku do publikohet tani në faqen zyrtare në Ministrisë së Arsimit për udhëzimet”, shtoi ajo.



10 Comments

  1. KJO JA KALOI EDHE ELISES NE BOTEN E DOGANAVE, EDHE GENT CAKE-BIBILUSHIT, PO THYEN CDO LLOJ REKORDI PER DEBILITETIN QE E PASKA ME SHUMICE NE QENIEN E SAJ!

    1. O analfabete, qe e flet gjuhen shqipe ne formen paskajore, o copa e injorantes, o sharabajqe, nxenesit po shkojne neper shkolla palapsa e palibra se jane te zhytur ne mjerim, ti moj, VIRUS SOROSIAN, flet per telekonferenca, ku jeton ti moj, krijese mjerane, fare e pavlere qe drejton arsimin e nje vendi, gjuhen e te cilin e zoteron pjeserisht dhe e flet ne menyre te cale!
      P.s. Per seren e injoranteve, te njevlefshem me kete analfabete, Kongresi i Drejteshkrimit dhe Njesimit te Gjuhes Shqipe, eshte zhvilluar ne vitin 1972, nenkujdesin e akademive dhe instituteve te gjuhesine, ne Shqiperi dhe Kosove, prandaj moszoterimi i gjuhes letrare, eshte simbol i injoranteve, degjoni sa bukur dhe paster komunikojne R. QOSIA dhe intelektualet e Kosoves, ne gjuhen letrare.

  2. ku jeton ti moj propagande e gjalle… ku kane internet ne shtepi gjysma e femijeve… harruat qe ju dhate librat falas… ngaqe nuk kishin mundesi ti blinin…. me mire mos fol sesa t tregosh qe je duke fluturuar me presh…

  3. kjo eshte sistuate e veshtire bota e zhvilluar po ka shume probleme dhe krahahina me e zhvilluar ne ITALI Lombardia nuk ka pase kete mendim xhenial te qebverise Shqiptare , shkollat tona jane zhele , nxenesite bejene mesim me turne , xnesit ngrohene me bombula gazit ne klasa , banjot e shkollave jane ibret , nuk ka terrene spertive , oborret e shkollave ne qendra te qyteteve jane xane nga vagabondat , dhe ne vend qe te kerkoje te zgidhe koto brobleme bazike kjo flete per fantashkence.

  4. Po licensen asaj shkolles qe ja hoqe se beri po te njejten gje qe po ben ti tani kur do ja kthesh…cope mishi me dy sy.

  5. O analfabete, qe e flet gjuhen shqipe ne formen paskajore, o copa e injorantes, o sharabajqe, nxenesit po shkojne neper shkolla palapsa e palibra se jane te zhytur ne mjerim, ti moj, VIRUS SOROSIAN, flet per telekonferenca, ku jeton ti moj, krijese mjerane, fare e pavlere qe drejton arsimin e nje vendi, gjuhen e te cilin e zoteron pjeserisht dhe e flet ne menyre te cale!
    P.s. Per seren e injoranteve, te njevlefshem me kete analfabete, Kongresi i Drejteshkrimit dhe Njesimit te Gjuhes Shqipe, eshte zhvilluar ne vitin 1972, nenkujdesin e akademive dhe instituteve te gjuhesine, ne Shqiperi dhe Kosove, prandaj moszoterimi i gjuhes letrare, eshte simbol i injoranteve, degjoni sa bukur dhe paster komunikojne R. QOSIA dhe intelektualet e Kosoves, ne gjuhen letrare.

  6. Ni kane fal ministrat e deputet qe flasin sipas qejfit ne shqiperi se jetojne atje po jeten e bojne me te mire se ne Amerike e Angli dhe akoma nuk e dine ose bejne siku se dine qe 80 perqind e femijeve nuk kan buke me mbush barkun drita e libra me mesuar e jo te kene internet e laptop a telefona me mesuar do zoti i bjen coronovirus ketyre te gjitheve dhe familjeve te tyre maskarenjeve haduteve dhe te pa moraleve qe e shtypen kete popull te mjere Çohuni o njerrez nga gjumi Çohuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *