• |
ide | kryesore

Shkurtaj fut në telashe Kukësin: Shehi po mendon t’i japë debutimin Cooper

Sport



Për të qarë pikët e lëna me Vllazninë nuk ka kohë, sepse transferta e Korcës troket në derë dhe për Orges Shehin, është vizita e parë si armik në ish-shtëpinë e tij. Një përballje aspak e lehtë dhe që tekniku duhet ta përballojë pa golashënuesin e tij më të mirë, Vasil Shkurtaj, që vazhdon të ndjejë dhimbje të forta në gju, por që për fat rezonanca i ka përjashtuar këputjen e ligamenteve. Një problem i madh për Shehin, që nuk duhet thjeshtë të zëevndësojë një lojtar, por një që ka shënuar 16 nga 38 golat e skuadrës veri-lindore.

E në këtë pikë merr kuota zëvendësimi i minutës së 74 me italo-ganezin Cooper që pasi luajti qendrën për 16 minuta ndaj shkodranëve duhet të bëjë debutimin si titullar në kampionat. Sulmuesi ka luajtur vetëm në Kupë me Lushnjen, ku ka shënuar dy gola në fitoren 3-0 të ndeshjes së kthimit. 22 vjecari është favorit ndaj Cemës, në kohën kur Shehi nuk kërkon të eksperimentojë me Abazajn e Gavazajn në pozicione jo natyrale, duke marrë në konsideratë edhe ngërcet muskulare që kanë shqetësuar lojtarët në javën e fundit. Në mbrojtje do të mungojë Teqja i skualifikuar dhe është një tjetër gropë në skuadër që tekniku duhet ta mbushë si duhet, për të mos lejuar Krasniqin e Bregun, dy që Shehi i njeh mirë, të bëjnë keq.

Lajmi i mirë për Blutë vjen me rikthimet e Rrocës e Ethemit pas pezullimit, e Musollit që pas frakturës së pësuar në hundë i është kthyer ritmit të stërvitjes, duke kompletuar mesfushën titullare në dispozicion të Shehit, që shpreson të marrë fitoren e parë në krye të skuadrës së tij të re, pikërisht përballë Skënderbeut të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *