• |
ide | kryesore

Video/ Arbitrat fundosin Partizanin: një penallti skandaloze vendos ndeshjen

F1, Sport, Video



Pas 5 vitesh, Vllaznia mund ti gëzohet një fitore në Shkodër kundër Partizanit. Të kuqtë e Sormanit marrin humbjen e tretë radhazi dhe ndëshkohen përsëri nga vendimet e arbitrave. Një penallti e cuditshme vendosi ndeshjen në Loro Boricin pa tifozë, duke komplikuar edhe më shumë shpresat e të kuqve për një vend në Europë.

Në minutën e 34 ka ardhur edhe episodi kyc, kur Hakaj ka prekur topin me dorë duke shkaktuar 11 metërsh. Në fakt situata është më e komplikuar, sepse në momenti e goditjes drejt portës nga Gilman Lika dhe prekjen e topit nga Telushi, topi shkon drejt zonës së Hakajt, me një lojtar të Vllaznisë në pozicion jashtë loje. Topi prek edhe krahun e mbrojtësit të Partizanit që po vendoste topin në kontroll, por nëse konsiderohej krahu i Hakajt si pengesë e marrjes së topit nga kundërshtari, duhej më parë të ishte sinjalizuar pozicion jashtë loje.

Ajo që nervozi edhe më shumë Partizanin ishte një tjetër episod që mund të ndryshonte fytyrën e ndeshjes, kur Adili i Vllaznisë vë përfund me duar Brojën, që priste topin brenda zonës, por u konsiderua lojë e rregullt.

Partizani ka edhe fajet e tij në këtë humbje që vazhdon ta mbajë në periudhë të errët skuadrën e Sormanit, por kundër kryeqytetasve po gabohet rregullisht dhe bëhet ndeshja e tretë në katër të luajtura që të kuqtë kanë episode kundër.



3 Comments

  1. Ore gazetar! Kjo ishte penallti e pastër dhe lojtari në pozicion jashtë loje, ishte shumë larg rrezes së portës për të qenë aktiv. Qenke “morr i kuq” sepse nga që e ka ndjekur gjithmonë arbitri e ka fajin për “morrat e kuq “. Të lumtë “paanshmëria” sepse etiketë gazetarie harroje. Bushi! Tërhiqja veshin mirë këtu morrit

  2. Kur gazeta duket qe ne titull se eshte e njeaneshme, se kane shkruesa tifoze, tregon se shkrimi nuk ka asnje vlere, sportive, asnje analize e mireqene, aq me teper qe jane injorante e nuk njohin as rregulloren e futbollit, por ,,,, hajde te mbrojme skuadren qe ka vjedhur me shume kapionate ne gjithe historine futbollit evropian!

  3. Kur gazeta duket qe ne titull se eshte e njeaneshme, tregon se kane shkruesa tifoze, e se shkrimi nuk ka asnje vlere, sportive, asnje analize e mireqene, aq me teper qe jane injorante e nuk njohin as rregulloren e futbollit, por ,,,, hajde te mbrojme skuadren qe ka vjedhur me shume kapionate ne gjithe historine futbollit evropian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *