• |
ide | kryesore

Video/ Lamtumirë titull, Skënderbeu leksion ish-trajnerit: “Nëse nuk fitoj iki”

Sport, Video



“Personalisht respektoj deklaratën e Safet Gjicit. Presidenti ka të drejtën ekzkluzive. Titulli është objektiv”. Pranimi i sfidës nga Orges Shehi nuk është se zgjidh cështjen tek Kukësi që ka rënë nga shiu në breshër. Largimi i Shpëtim Duros është pasuar me një pikë në dy ndeshje, që e cojnë serinë e rezultateve pa fitore në gjashtë ndeshje e diferencën me Tiranën në 9 pikë. Skënderbeu i ka dhuruar një pritje të hidhur ish-trajnerit që një vit më parë drejtoi bardhekuqtë. Korcarët e Ilir Dajës tashmë marrin fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u ngjitur në vendin e katërt vetëm tre pikë larg Kukësit të vendit të dytë.

Një pjesë e parë e ftohtë në tribuna, pa praninë e tifozëve, por e nxehtë dhe ritmike në fushë ku Një Dejvi Bregu spektakolar po udhëheq gjithnjë e më shumë korcarët drejt objektivit Europë, në një sezon ku vërtetë nuk mendohej se mund ta bënin. Goli i vlonjatit në minutën e 24 tronditi formacionin kuksian, që nëntë minuta më pas pësoi edhe golin e dytë nga Dita. Prapavijë krejtësisht e shthurur e Bluve që nuk justifikon sjelljen e një skuadre në minutën e 33 të takimit.

Goli i Ethemit është vetëm një ngushëllim i lehtë për një skuadër që duhet të luftojë për titullin, por në ndeshjen e dytë me Shehin në pankinë e gjen vetën të pozicionuar 9 pikë larg Tiranës. Tekniku ka pranuar sfidën e Gjicit (“nëse nuk fiton titullin ikën”) por kjo nuk do të thotë se shanset janë reale për ta bërë. Kukësi është në një moment jo e me 10 ndeshje të mbetura në dispozicion për të luajtur, të presësh të humbasë të paktën tre herë një skuadër që ka 14 ndeshje që nuk ndalet (13 fitore e një barazim) është disi e pashpresë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *