• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Mbyllen dyert e stadiumeve në Korçë e Shkodër

Sport



Do të luhet pa tifozë. Ky është vendimi zyrtar i marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me dy ndeshjet që janë në program për tu luajtur sot në orën 18.00 në Korcë dhe Shkodër, që mbyllin javën e 26 të Superiores.

Duke i qendruar direktivave të qeverisë dhe pas konsultave edhe me ministrinë e Shëndetësisë, në lidhje me emergjencën e koronavirus, është vendosur që dy ndeshjet Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani të luhen me dyer të mbyllura. Natyrisht një situatë e tillë krijon kaos tek klubet, qoftë edhe për situatën me biletat. “Kemi nxjerrë në shitje biletat dhe shitja e tyre po vazhdon normalisht. Nuk kemi asnjë njoftim nga FSHF që ndeshja te luhet pa tifozë, ose te anulohet”, ka thënë administrator i Vllaznisë, Suad Lici.

KOMUNIKATA
Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend.
Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura.
Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *