• |
ide | kryesore

Çmimi Fair Play për të rënët jo-zyrtarë: Luftëtari e Flamurtari e ëjnë kampionatin të vlejë

Sport



14 dhe 11 pikë në 26 javë, mes problemeve të pafundme dhe me një renditje që i ka penalizuar prej kohësh e që i ka bërë deri edhe arbitrat ti paragjykojnë, por Luftëtari dhe Flamurtari nuk kanë hequr dorë në asnjë moment nga sportiviteti, duke qenë ata faktor të të bërit kampionat. E provuan këtë herë në kurriz Bylis në Gjirokastër dhe Teuta në shtëpi për më tepër.

Gjirokastritët ndoshta nuk kanë kualitetin dhe eksperiencën e duhur për të bërë diferencën, por dëshirën dhe karakterin e kanë treguar pothuaj në cdo ndeshje, duke mos u dorëzuar as kur janë në disavantazh. Bylis u befasua atëherë kur nuk e priste, e nuk është i vetmi sepse ishte barazimi i tetë për bluezinjtë që madje kundër Skënderbeut kanë marrë edhe fitoren. Ajo që po bën tashmë klubi bluezi është prodhimi i talenteve si Lika, që po imrpesionojnë edhe në Superiore e ndoshta sezonin e ardhshëm do të jenë lider të një skuadre që do të tentojë të rikthehet në elitë.

Të njëjtin koncept ndan edhe Flamurtari, që në pritje të verdiktit të dhimbshëm për një skuadër të traditës, nuk dëshiron ta marrin nëpërkëmbë, duke e nënvleftësuar. E bëri Teuta dhe e pësoi, madje me faturë të rëndë për të paguar, me Europën të kompromentuar. Vlonjatët nuk i kanë përcjellë problemet në fushë, por kanë luajtur me mundësitë e tyre, duke i marrë pikë të gjithë të mëdhave. Pikët e lëna me kuqezinjtë mund të konsiderohen edhe të lëna, por Flamurtari po bën gjithcka si duhet për të respektuar një kampionat, që për ta mund të jetë me fund të ditur, por që deri aty duan të shkojnë si duhet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *