• |
ide | kryesore

Daniel Radcliffe: Nuk di ku të shpenzoj paratë

Paparazzi, Slider



Aktori i Harry Potter, Daniel Radcliffe, ka problemin që të gjithë do të donim të kishim; ai nuk di si të shpenzojë pasurinë e tij.

Aktori 30 vjeçar, i cili ka një vlerë neto prej 90 milionë paundë, thotë se nuk di si të shpenzojë paratë e tij. “Unë nuk jam ekstravagant. Ka momente që mendoj, ‘Wow, unë nuk di fare si të jem i famshëm’.Pasuria e aktorit është mbledhur që kur ai xhiroi filmin e tij të parë të Harry Potter, në moshën 11 vjeçare. Tetë vite më voën ai është një nga njerëzit më të njohur në botë. Me pasurinë e tij të paprekur, ai ka mundur të luajë në filma pa shumë të ardhura si ‘The woman in black’, ‘Kill your darlings’ dhe ‘Horns’.

‘Problemi’i aktorit është kaq i madh sa atë njëherë e ngatërruan me një të pastrehë, teksa ishte ulur në rrugë me qenin e tij. Daniel po priste për të dashurën e tij në, e cila ishte futur në një dyqan, kur ai u ul pranë qenit të tij, duke u përpjekur ta ngrohë. Një i panjohur iu afrua dhe i dha 5 dollarë. Milioneri bën shaka me ndodhinë dhe thotë: “Mesa duket duhet të rruhem më shpesh.”



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *