• |
ide | kryesore

Fotot e skandalit/ Data reale e maskave te skaduara kunder koronavirusit

Arkiva



Ja fotot origjinale te 1.2 milionë maskave që Partia Demokratike pretendon se janë shpërndarë të skaduara në të gjitha spitalet e vendit për tu mbrojtur nga koronavirusi. Sipas disa investigimeve të pa konfirmuara të opozitës, ato mund të jenë marrë nga një sasi e bllokuar në doganë si të skaduara që nga 2015, dhe të cilavae u është ngjitur nga një pullë përsiipër për të fshehur mashtrimin. “ne te pakten 10 qendra ne Tirane ato ishin te njejta” tha nje burim nga PD per Lapsi.al.

Sot Lulzim Basha ka denoncuar në një konferencë shtypi kutinë e maskës së skaduar në vitin 2011 që u është dhënë mjekëve në spitalin e Kamzës. Ai madje ka treguar edhe atë që është më e rënda dhe që flet për një një krim të kryer me dashje, për të cilën kreu i PD-së ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë: Vendosjen mbi datan origjinale të sakdencës një pullë fallco skadence që shënon vitin 2020.

Pa thënë nëse denoncimi ështe apo jo i vërtetë Edi Rama u përgjigj menjehere në Twitter:“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm”!

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *