• |
ide | kryesore

Koronavirus i mbyll dyert Spanjës e Portugalisë: të gjithë aktivitetet sportive pa tifozë

Sport



Emergjenca koronavirus nuk njeh kufi fatkeqësisht e edhe në Spanjë po marrin masa drastike. Qeveria, në fakt, është e orientuar të vazhdojë me dyer të mbyllura të gjitha manifestimet sportive kombëtare e ndërkombëtare duke filluar nga java e ardhshme. Pritet aprovimi i Këshillit të ministrave. Ndërkohë, futbolli spanjoll ka zyrtarizuar se “të paktën dy javët e ardhshme” të Liga e Segunda Division do të luhen pa publik.

Për sa i përket futbollit, biznes që paguan taksa 4 miliardë e 100 milionë euro në vit e punëson 185mijë persona, në Spanjë ekzistojnë të njëjtat frikëra e bëhen të njëjtat arsyetime si edhe në Itali vetëm pak ditë më parë. Një pezullim i ndeshjeve do të shihej si katastrofë, për shkak të mungesës së datave të mundshme në kalendar për të arritur ritmin. Por mbi të gjitha i frikësohen pasojave në lidhje me të drejtat tv kombëtare e ndërkombëtare, “për vendimet e operatorëve që kanë paguar miliona euro për transmetimet”. Është gjithashtu edhe frika se një lojtar apo pjesëtar i stafit mund të infektohet nga koronavirus.Në atë rast, menjëherë e gjithë skuadra duhet të futet në kurantinë, e kështu nuk mund të marrë pjesë më në ndeshje e kampinati do të prishej.

EDHE NË PORTUGALI ME DYER TË MBYLLURA
Federata portugeze ka njoftuar sot, përmes një komunikate zyrtare, që të gjithë ndeshjet e kampionateve profesioniste do të zhvillohen me dyer të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *