• |
ide | kryesore

Kryeministri italian vendos: “Stop Serie A, asnjë arsye për të vazhduar”

F1, Sport



Serie A, ashtu sikurse të gjitha kampionatit sportive të çdo kategorie e niveli, ndalet. E ka njoftuar kryeministri italian, Giuseppe Conte, gjatë konferencës për shtyp në të cilën ka lajmëruar firmën mbi një dekret të ri që e bën Italinë të gjithën një zonë të mbrojtur për t’i bërë ballë emergjencës së Koronavirusit.

“Nuk ekzistojnë arsye për të cilat manifestimet sportive duhet të vazhdojnë. Mendoj mbi të gjithë për kampionatin e Serie A, tifozët janë një arsye e madhe për të”. Kështu, bëhet fjalë për firmën e një dekreti të ri që mbështet udhëzimet e Komitetit Olimpik italian (Coni) pasditen e djeshme.

Është zyrtare, Seria A ndalet të paktën deri më 3 prill: tani hapet diskutimi se cilat do të jenë pasojat në lidhje me kampionatin italian, që janë pjesë e kompetencave e Këshillit Federal të Federatës italiane të Futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *