• |
ide | kryesore

Panik nga virusi: MotoGP nuk fillon më nga Austin, por në Argjentinë

Sport



Koronavirus prek edhe garën e dytë të Botërorit të Motoçiklizmit: Çmimi i Madh i Amerikës në Austin, programuar për 5 prill, është zhvendosur zyrtarisht në fundjavën e 15 nëntorit. Çmimi i Madh i Komunitetit Valencian, që duhet të zhvillohej në atë datë të nëntorit, është zhvendosur përpara me një javë, pikërisht në 22 nëntor.

Njoftimit është dhënë nga Federata Botërore e Motoçiklizmit (FIM), Irta dhe Dorna. Botërori i Motoçiklizmit, përveç masave të reja, duhet të nisë tashmë jo nga Shtetet e Bashkuara, por nga Argjentina në 19 prill. Të dielën e kaluar ka nisur në Katar vetëm sezoni i Moto 2 dhe Moto 3, që kanë zhvilluar garën e parë vetëm sepse skuadrat kishin shkuar në Losail për testimet përpara se situata të agravohej. MotoGP, përkundrazi, ishte mbyllur për shkak të masat shtrënguese të marra në vend për kufizimin e hyrjeve në vend për shtetasit e vendeve me infektimin në vazhdim.

Të tjera komplikacione për programimin e aktivitetit të motorëve vijnë nga vendimi i Spanjës për të mbyllur, që nga mesnata e sotme (10 mars) deri më 25 mars, të gjitha fluturimet nga Italia. Masë e përshtatur për të kufizuar infektimin nga koronavirusi dhe që ka impakt si në testimet private të MotoGP, parashikuar në Jerez nga 18 deri më 20 mars me KTM, Aprilia, Suzuki dhe Honda, ashtu dhe garën e Superbike në program në fundjavën e 29 marsit, organizimi i së cilës duket shumë i vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *