• |
ide | kryesore

Përjashtimi nga Champions nuk tremb City: 90 milionë euro për kampionin e Inter

Sport



Lautaro Martinez nuk është i vetmi lojtar i Inter që është në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Sipas asaj që bën të ditur portali anglez i Daily Express, në fakt, Manchester City është gati të trokasë në selinë e zikaltërve, me një superofertë për Milan Skriniar. Guardiola e ka kuptuar se skuadra e tij ka nevojë të përforcohet në repartin difensiv dhe ka evidentuar sllovakun si elementin ideal.

City është gati të ofrojë rreth 90 milionë euro për të bindur shoqërinë zikaltër të privohet nga qendërsmbrojtësi i saj. Një lëvizje e fortë në merkato e Citizens, befasuese po të kesh parasysh se klubi është përjashtuar nga Champions League për dy vjet dhe është në pritje të vendimi të CAS tashmë. Kjo ofertë mund të jetë edhe një sinjal se në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv lajmet për Guardiolën pritet të jenë më shumë se të mira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *