• |
ide | kryesore

Rama e pranon që maskat janë të skaduara: Mund të përdoren gjerësisht edhe pas datës së skandencës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë, e ka pranuar që maskat janë të skaduara sic pati denoncuar më herët edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha. Rama ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët dhe u ka bërë thirrje se nuk është koha të bëjnë deklarata se ‘janë lab’ ‘janë trima’ apo ‘nuk i gjen gjë’ nga koronavirusi.

Thirrja për të shmangur kontaktet tha Rama nuk është një gjë që vjen si dëshirë e jona, por një urdhër i OBSH për të frenuar përhapjen. Rama apeloi që të gjithë të tregohen të përgjegjshëm nga ai që e quajti “armik i padukshëm” që hyn në trupin tonë.

“Këto janë maskat për personelin mjekësor, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nja një fondacion nga Kanadaja, janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri ka pasur një regjim doganor edhe për materialet apo dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie e cila, mbas thirrjeve të përsëritura nuk u paraqit të paguante detyrimet e shtetit dhe të tërhiqte këto pako që janë prodhim amerikan. Dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte përveç uljes së eficencës në sallat kirurgjikale ku operohen njerëz, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri.

Janë maska që përdoren gjerësishtt pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rreezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës përvetëmbrojtjen në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar gripale. Të thuash që janë të rrezikshme, do të thotë që të duash të përhapësh panik apo të harrosh se nuk është koha për të luftuar me qeverinë”, tha Rama.

 



15 Comments

  1. Keto maska tregojne punen e madhe pergatitore qe ka bere qeveria per parandalimin e covid 19. Prape fajin e ka Saliu. Oburraaaaa shkrojtes me pagese. Dopio racion sufllaqe nga ato te shumices dhe te padezinfektuara

    1. Jo fatkeqesisht kjo tregon qe meriten se pse kemi akoma maska e ka Saliu qe i paska blere qe ne para dhjete vitesh.

  2. O fisqire, po daten pse ja ndryshove? Ato mjeket e dine qe jane maska normale mor kellire. Do ti vrasesh ti? Kanadezet bejne dumping se nuk i rruhet kari per Shqiperine.

  3. E shkrova dje,do shifet sesa e pregaditun asht shendetesia e njajte si puna e termetit
    Ja ke u vertetu
    Futjani ndo nji PPPPPPP

  4. E shikoni dhe e degjoni nje hajdut te çakerrdisur !!Nje vrases absolut ?!Ka drejtesi ky vend ?Ku eshte Amerikane ?Po Fonseka i Be-se apo soreca se luan shume futboll ky ??!?!?!O plehra rilindas u kapet serish ?!Tani ne krim te rende ?!U degjeneruat,nuk e mohoni dot qelbesira ?!Sa kushtuan,ua falen ?!Ua hodhen ?!Ikni mortaje e ndyre ikni lereni kete pune vrases !!!

  5. Hiqeni nga ekrani kete monster,kete hajdut,bashkpunetor ne krim !Hiqeni kete ndyresire te shpifur nga drejtimi i nje qeverie qe veçse e tille nuk eshte !Drejton nje bande kriminale me rrezikshmeri te larte !!!Doktorret,mjeket,infermieret,shoferet,i gjithe personeli shendetesor jane shqiptar dhe bije e bija nenash o kelysh bushtre !Pse nuk u tregon te verteten se maskat nuk bejne ,jane te skaduara o kriminel i degjeneruar !

  6. Kodi Doganor nuk lejon te hidhen ne qarkullim produkte te cilat nuk permbushin kushtet teknike. Ne kete rast produkti ka qene jashte dates se skadences. Si jane hedhur keto produkte ne qarkullim ? Me cfare vendimi ? Me cfare analize ?

  7. Ky esht i cmendur. Maskat surgjikale skadojn 1-3 vjet mbas prodhimit, te tjerat maskat e zakonshme max deri ne 5 vjet. Gjithmone nqs jane ruajtur ne ambalazh origjinal. Po te hapen skadojne per 3 muaj. Kto jane normat e NIOSH dhe CDC.

  8. Akuzes së opozites,se 2011-a është data e skadencës e maskave,ju “përgjigj” se “s’ndalen së kërkuari
    pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë”,ndersa tani perligj skadencen!Qe nuk ka integritet moral ky person,
    dihet tashmë nga te gjith,por ky ka kaluar çdo kufi,sa bën te beshosh se genjeshtren e ka te domosdoshme
    sa oksigjenin.Mashtrues te tillë nuk ka pare historia shqiptare deri më sot.

  9. O psiqik nqs sjane te rrezikshme veje masken dhe shko futu te infektivi… hajt se je dhe azmatik shko boj nji xhiro ma ate maske dhe mos harro laji duret mbrapa!

  10. Po vezet e skaduara a mund te perdoren o ripjellsa??, apo nuk ka rendesi pse ka humbur efektet kur eshte efresket por ka rritur helmin kur eshte eskaduar por eshte emire sipas bablokut KARIzmatik. Ka dy muaj na cavi trapin mezi e presim codvi 19 ky nuk ka maska , cfare palle me gjithe ato thithlopa qe ke bo drejtoresha shendeti qe jane me keq se ky gripi. Turp

  11. Shumë turp që del kryeministri i një shteti mbron një mjet të super kaluar afatin e skadencës. ne vend që të mbrojë jetën e qytetarëve të tij.Pastaj ju ofron personelit te spitalit 1000€ shperblim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *