• |
ide | kryesore

Tirana “vrasësja” e kundërshtarëve direkt: bardheblutë i nxjerrin “jashtë loje” të gjithë

Sport



Tirana shkon në të 14 pa humbje, duke rrëmbyer fitoren e 13 e njëkohësisht duke fundosur një kundërshtar të rrezikshëm si Laci. Pasi nxorri jashtë loje Partizanin e kurbinasit, tani për bardheblutë kundërshtar për titullin mbetet vetëm Kukësi. Nëse ka dicka që ka karakterizuar marshimin e pandalshëm të kryeqytetasve, nën drejtimin e Emanuel Egbo, është se ka ditur gjithnjë të japë goditje KO duke nxjerrë jashtë gare kundërshtarët e saj.

Me dy derbi të rrëmbyera Partizanit, skuadra e Sormanit është mbytur -12, por ishte pa shanse për titull që kur ishte 9 pikë larg pas betejës së humbur për kryeqytetin. 90 minutat direkte mund të nxisnin keq ambicjet e Lacit për trofe, por nga Shansi për tu bërë tre, kurbinasit dolën të mundur dhe -9 nga kreu. Ajo që në fakt po bën diferencën në Superiore deri tani është kapaciteti i Tiranës për të shtuar ritmin në fraksionin e fundit të lojës e këtë e provoi edhe Kukësi me përmbysjen e cmendur që mori në Arenën Kombëtare.

Skuadra e Egbo është e frikshme në 10 minutat e fundit me 6 ndeshje në 12 të luajtura në kampionat të vendosura pikërisht atëherë. Por nuk është vetëm kaq, sepse Tirana e 45 minutave të dyta është ajo që duhet patur frikë. 16 në 25 gola të realizuar në total në kampionat nga skuadra e Egbo janë shënuar në 45 minutat e dyta, duke treguar forcën fizike e kualitative të një skuadre, që tani është vështirë të ndalet, si një ortek si e përcaktoi vetë Cungu pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *