• |
ide | kryesore

Titull me playoff, ose pa shpallje kampion: hipotezat e Serie A pas ndalesës deri në 3 prill

Sport



Emergjenca koronavirus ka ndaluar sportin të paktën deri në 3 prill, por cfarë do të ndodhë më pas? Të hipotezosh skenarët e të ardhmes së futbollit në Itali nuk është punë aq e thjeshtë, duke qenë se përpara është edhe Euro 2020: nëse gjithcka shkon mirë në dy tre javët e ardhshme, futbolli do të rinisë e të gjithë ndeshjet do të shtyhen: kështu, kampionati do të përfundonte në qershor, futbollistët do të shkonin me pushime për tu kthyer pas 20 ditësh për të luajtur Europianin që do të zhvillohet në gusht në këtë rast e sezoni i ti do të nisë nga mesi i shtatorit.

Një skenar që do të shtynte edhe fillimin e Nations League, por që sigurisht është një skenar që do të varet nga situata e virusit dhe mënyrën si qytetarët e përballojnë. Për fatet e Serie A janë duke u studiuar “katër hipoteza”, aktualisht në fazën embrionale: në rast të rikthimit në normalitet pas 3 prillit “shpresa është të rikuperohen ndeshjet e kampionatit përtej 24 majit”. Alternativa është ajo e playoff: “Èshtë një mundësi”. E ka bërë të ditur presidenti i lega pro Francesco Ghirelli në përfundim të këshillit të jashtëzakonshëm të Figc mbi emergjencën Coronavirus që ka vendosur ndalimin e kampionateve sipas direktivës së Kryeministrit Conte.

Në rast të një ndalese të mëtejshme të kampionatit diktuar nga emergjenca, alternativat do të ishin ajo e mosdorëzimit ose dorëzimit të titullit në bazë të klasifikimit të sotëm. Shumë do të varet nga vendimi i Uefa mbi një shtyrje të mundshme të Europianit në 2021.

Kjo është edhe hipoteza mbi të cilën po punon Federata Italiane e federatat e tjera europiane. Në cdo rast, saktëson Ghirelli: “Cdo vendim do të merret nga ligat individuale (A, B e C) brenda 23 marsit, data e mbledhjes së ardhshme të këshillit federal”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *