• |
ide | kryesore

Champions/ Kampionët në fuqi rrezikojnë daljen në Anfield: PSG i terrorizuar nga Haaland

F1, Sport



Pas befasive të ndërtuara nga dy arritjet historike të Atalantës e Leipzig, në tetë më të mirat e Champions League për herë të parë, katër skuadra të tjera kërkojnë një vend në cerekfinale të kompeticionit me rrezikun që kampionët e Europës të dalin jashtë në Anfield Road, kur duhet të rikuperojnë humbjen e ndeshjes së parë, ndërsa PSG duhet të mendojë një plan për të ndaluar Haaland.

LIVERPOOL VS ATLETICO MADRID (0-1)

Duhet një fitore me dy gola për të arritur në cerekfinale dhe për një skuadër si Liverpool, me një linjë të frikshme ofensive, nuk duhet të jetë problem, por po të konsiderosh që përballë është Atletico Madrid është problem dhe shumë madje. Jurgen Klopp mund të ketë një forcë më shumë për sfidën: Jordan Henderson është stërvitur vetëm gjatë dhe mund të bëjë rikthimin për Liverpool, për herë të parë nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen e parë me spanjollët. Me ardhjen e Henderson, Klopp do të ketë mungesën e vetëm tre lojtarëve, një prej të cilëve Alisson Becker që është edhe mungesa më e rëndësishme për Reds. Përvec brazilianit, Liverpool nuk do të ketë edhe Nathaniel Clyne e Xherdan Shaqiri. Kapiteni i Liverpool duhet të luajë krah Fabinho e Georginio Wijnaldum, me Alex Oxlade-Chamberlain që do të ulet në pankinë. Edhe Andreë Robertson do të rikthehet në krahun e majtë, pas pushimit që bëri në Premier League kundër Bournemouth këtë fundjavë. Robertson do ti bashkohet Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez e Virgil van Dijk në linjën katërshe, përpara portierit Adrian. Sulmi i Klopp është i ditur, me Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane, ndërsa Divock Origi e Takumi Minamino do të jenë zgjedhje nga pankina.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane

Diego Simeone ka një skuadër të plotë për të zgjedhur për sfidën në Anfield, në të cilën duhet të mbrojë fitoren e arritur në Wanda Metropolitano. Thomas Lemar e Alvaro Morata janë lojtarët e fundit që janë rikuperuar nga dëmtimet, tashmë të gatshëm për fushën e lojës. Morataduhet të mbajë vendin si titullar, në dyshe me të riun Joao Felix. Prezenca e Moratas do të thotë se Angel Correa do të nisa nga e djathta e mesfushës edhe njëherë. Për pjesën tjetër të mesfushës, Thomas Partey, Saul Niguez e kapiteni i Atletico Madrid Koke janë të sigurtë për të qenë titullarë. Në prapavijë, Jose Maria Gimenez e Stefan Savic duhet të jenë dyshja e qendrës, ndërsa Kieran Trippier e Renan Lodi do të kompletojnë repartin, përpara Jan Oblak.

Formacioni i mundshëm (4-4-2): Jan Oblak; Renan Lodi, Stefan Savic, Felipe, Kieran Trippier; Thomas, Koke, Saul Niguez, Angel Correa; Joao Felix, Alvaro Morata

PSG VS BORUSSIA DORTMUND (1-2)

Paris Saint Germain është i thirrur në cështje të rikuperojë humbjen 2-1 në Gjermani, kur skuadrat të përballen në Parc de Prince, për kthimin e 1/8 të finaleve të Champions League. Francezët rrezikojnë eleminimin e katërt radhazi në 16 më të mirat, me disfatën e Dortmund, por një fitore minimale mund ti ndryshojë gjërat, por duhet ta bëjë me dyer të mbyllura për shkak të emergjencës së Koronavirus. Tuchel nuk është pa probleme: Kylian Mbappe do të jetë në dispozicion pasi mungoi në stërvitje për shkak të sëmundjes. Për fat, talenti francez nuk ka koronavirus dhe është i gatshëm të luajë në fushë, ndërsa Thiago Silva e Colin Dagba janë në dyshim për shkak dëmtimesh, ndërsa Marco Verratti e Thoms Meunier janë të skualifikuar.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): Keylor Navas; Thiago Silva, Presnel Kimpembe, Layvin Kurzawa, Marquinhos; Thilo Kehrer, Idrissa Gana Gueye, Angel Di Maria; Neymar, Kylian Mbappe, Edinson Cavani

Edhe Dortmund ka shqetësime me mungesën e Marco Reus e Thomas Delaney të dëmtuar prej kohësh. Një përballje që premton shumë gola në fakt, me skuadrën e Thomas Tuchel që kanë shënuar më shumë gola se të gjitha në fazën e grupeve, pas Bayern Munich, por me ardhjen e Erling Haaland Dortmund ka një sulm të frikshëm. Ndeshja e parë i ka bërë gjërat vetëm më ekzaltuese, me francezët që duhet të përmbysin rezultatin kundër një prej ofensivave më spektakolare të këtij edicioni.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Roman Buerki; Dan-Axel Zagadou,
Mats Hummels, Lukasz Piszczek, Raphael Guerreiro; Emre Can, Axel Witsel; Achraf Hakimi, Jadon Sancho, Julian Brandt; Erling Braut Haaland

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND OF 16
21:00 Liverpool ? – ? Atletico Madrid
21:00 Paris Saint-Germain ? – ? Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *