• |
ide | kryesore

Infermierët e spitalit të Durrësit kundër ministres: Duam t’i shohim vetë që analizat janë negative

Lajme, Të fundit



Pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu deklaroi se rezultatet e një reparti të spitalit të Durrësit, ku ishte e shtruar 73-vjeçarja që vdiq sot nga koronavirusi, dolën negative, vjen një reagim nga personeli i këtij institucioni.

Në një komunikim telefonik me gazetaren e News24’ disa prej infermiereve, që ndodhen në karantinë, kanë deklaruar se ka qenë drejtoresha e spitalit ajo që i ka marrë në telefon dhe u ka dhënë lajmin e mirë.

Një prej infermiereve kërkoi që të njihej me përgjigjen e analizave personalisht ndërsa një tjetër shtron pyetjen për faktin se pse duhet të rrinë në karantinë për 14 ditë.

“Na mori drejtoresha na tha që nuk ka asnjë të infektuar por analizat janë bërë individuale. Përgjigjet i duam individuale të na i nisin t’i shohim. Drejtoresha na tha që do të qëndrojmë për 14 dite në karantine.

Nuk do të shkojmë në pune. Pse kur nuk jemi të infektuar duhet të qëndrojmë në karantine për 14 ditë si repart? Kemi frikë për fëmijët, për jetën. Që prej ditës së djeshme jemi ngujuar dhe na thanë që duhet të bëjmë analiza shtese se mos brenda 14 ditësh mund të shfaqet”, – tha një prej infermiereve.



6 Comments

  1. Lapsi. Me kete lajm i vut kapakun. Jeni te peshtir deri ne kulm.
    Na keni ber ta simpatizojm ramen nga inati juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *