• |
ide | kryesore

Katër hipoteza për kampionin e Italisë: playoff i favorizuar, me këto ekipe

Sport



Koronavirusi nuk po lejon askënd të arsyetojë për futbollin. Shtyrjet e ndeshjeve e ndalimi i përkohshëm kanë bërë të qartë si do të shkojnë gjërat në Serie A, nëse nuk do të mund të kthehet në fushë menjëherë. Hipoteza të ndryshme janë hedhur mbi tavolinën e Federatës italiane të Futbollit me një ide themelore, një kusht, për t’i bashkuar të gjithë: UEFA do të duhet të zhvendosë datat e Evropianit të paktën për gjashtë muaj. Presidenti i Federatës italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i ka dhënë mandatin Ligave A, B dhe C që të formulojnë një propozim brenda 23 marsit, data e mbledhjes së ardhshme të Këshillit. Rrjedhimisht të gjithë fenerët janë drejtuar mbi Serie A dhe mbi shpalljen e titullit kampion 2019-2020.

Hipotezat mbi të cilat është folur janë katër:
HIPOTEZA E PARË – Nëse do të shkojë gjithçka mirë në Itali dhe nëse menjëherë pas 3 prillit do të mund të rifillojë të luhet dhe të çohet deri në fund turneu duke rikuperuar dy data (ishte në mes edhe pauza për Kombëtaren) 20 dhe 31 majin, kampionati do të përfundonte në këtë mënyrë vetëm një javë pas asaj që ishte parashikuar.

HIPOTEZA E DYTË DHE E TRETË– Në rast se nuk mund të rinisë kampionati janë dy mundësitë për të vepruar. Titulli kampion mund të mos akordohet fare dhe të përcaktohet në bazë të renditjes aktuale, gjë që do të shpallte kampion Juventus.

HIPOTEZA E KATËRT – Ideja e presidentit Gravina është përfshirja e play-off dhe play-out. Do të jepej titulli kampion me një turne të veçantë mes katër skuadrave të para në renditje dhe do t’i lihej Federatës mundësia që të përcaktonte se cilët janë pjesëmarrës në Champions dhe në Europa Ligë. Dhe në këtë mënyrë do të duhej të mbahej në llogari renditja aktuale. E vështirë të mendohet për një turne më të gjerë me 6-8 pjesëmarrës përveç katër të parave. Kupa e Italisë për momentin duket të jetë e shtyrë me datën për t’u vendosur, por nuk ka data për të rekuperuar gjysmëfinalet e kthimit dhe finalen. Presidenti i Federatës italiane të Futbollit mbi të gjitha ka shpjeguar: “Kemi kërkuar dhe këmbëngulur tek ministri Spadafora për të qenë të përfshirë në një dekret ligji për të krijuar zhvendosjen e pagesave të anës fiskale (taksave) më 30 qershor. Regjistrimet për kampionatet do të shtyhen më 30 qershor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *