• |
ide | kryesore

Koronavirus, Kili fut në karantinë Sanchez e Vidal

Sport



Alexis Sanchez e Arturo Vidal do të futen në karantinë nga Kili kur të kthehen për të luajtur ndeshje me Kombëtaren, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Jaime Manalich në prag të takimit që skuadra kilene do të luajë kundër Uruguay (në 26 mars) e kundër Kolumbisë, pesë ditë më pas.

“Nuk do të bëjmë asnjë dallim rreth profesionit të personave sepse askush nuk është imun ndaj këtij virusi”, ka njoftuar ai, duke i lënë të lirë lojtarët të kalojnë periudhën e izolimit në banesat e tyre, ose në impiantet kolektive të Kombëtares. Mesfushori i Bologna Gary Medel është mes të tjerëve lojtarë të Kilit që mund të futet në karantinë, në kthimin në atdhe.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *