• |
ide | kryesore

Koronavirus ‘pushton’ Europa League: nuk do të luhen Inter-Getafe e Sevilla-Roma

Sport



Në mergjencë të plotë për koronavirus, Uefa ka marrë një vendim: Inter-Getafe e Sevilla-Roma, dy ndeshjet e kthimit të 1/8 të finaleve të Europa League që përbëjnë kryqëzimin e dyfishtë Itali-Spankë, nuk do të luhen. Nuk janë bërë të ditura datat e rikuperimit të mundshëm (Uefa nuk ka dashur të zbilancohet duke shkruar “informacione të mëtejshme do të komunikohen në një kohë të dytë”).

Zikaltrit do të prisnin madrilenët në San Siro, natyrisht me duar të mbyllura, por presidenti Angel Torres kishte njoftuar se Getafe nuk do të shkonte në Milano, edhe nëse do ti duhej të eleminohej. Verdhekuqtë, ndërkohë, kishin njoftuar se nuk do të niseshin për në Sevilla pasdite, të bllokuar nga autoritetet lokale e ndërkohë janë stërvitur në Trigoria në një klima surreale.

Inter është përballur me refuzimin e Getafe për të udhëtuar drejt Italisë: “I kemi kërkuar Uefa-s të gjejë një alternativë për Milanon. Nuk do të shkojmë në Itali të luajmë kundër Inter – është pozicionimi i ashpër i numrit 1 të klubit spanjoll – Unë nuk kërkoj leje të vecantë për të mos vënë në rrezik shëndetin e skuadrës sime. Lejet speciale kërkohen për cështje urgjente e një ndeshje futbolli nuk i korrespeondon asnjë urgjence, mund të shtyhet ose spostohet diku tjetër. Nuk ka asnjë kuptim. Futbolli është i rëndësishëm, por jo para shëndetit. Qeveria ndalon ardhjen e avionëve nga Italia, Qeveria italiane ka ndërprerë Serie A e unë duhet të futem në zjarr?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *