• |
ide | kryesore

Koronavirus: tre raste të dyshuara në Formula 1 në Melbourne

Sport



Koronavirus kërcënon edhe Formuala 1 e Cmimi i parë i Madh i sezonit në program të dielën në Australi mund të konsiderohet në rrezik. Tre persona të paddock, në fakt, i janë nënshtruar testeve dhe priten rezultatet, për të mësuar nëse janë të infektuar me virusin apo jo. Autosport bën të ditur se bëhet fjalë për një pjesëtar të McLaren e dy të Team Haas që aktualisht ndodhen të izoluar në hotelin e tyre. Kësaj situate i shtohet edhe pozitiviteti i një turisti në Albert Park Hotel pak metra nga cirkuiti. Hoteli është mbyllur menjëherë i gjithi dhe personeli është në karantinë.

Duhen pritur zhvillimet tashmë për të mësuar nëse gara do të zhillohet me apo pa public. Në rast pozitiviteti të një anëtari të paddock gjithcka do të bëhej më e komplikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *