• |
ide | kryesore

Maska skadoi, tani duhet të sillemi si shtet i varfër

-Instant, 1, Ide

Nëse apeli i Edi Ramës për armëpushim do të kishte qenë i sinqertë, ai do të përbënte thirrjen e duhur për këtë moment.

Kur pandemia botërore mund të na kanosë edhe më keq se Italia fqinje, është krejtësisht e pavend të debatosh për grabitjen kolosale të koncesioneve të rilindjes, për arsyet e vërteta të eksodit të mjekëve, për fabulën e shëndetësisë falas, që gënjeu shëumëkënd në 2013.


Sa herë që në lojë vihet dilema e humbjes së jetës, debati për mirqenien dhe cilësinë e saj zbret në plan të dytë.

Për këtë arsye, tani, është vërtet e rëndësishme që paniku mos i mbivendoset arsyes, që ajo trupë mjeksore që ka mbetur mos dekurajohet, që ata të cilët kanë në dorë një vendimarrje, sa të rëndësishme, po aq edhe me risk, të mos punojnë nën presion.

Ashtu sikurse kërkoi kryeministri, të gjitha akuzat e deri djeshme janë shqetësime që presin dhe ato mund të rindizen me më shumë forcë nesër, pasi e keqja të kalojë.

Por, që kjo të ngjasë, kërkon domosdoshmërisht që apeluesi për pushimin e luftës, të ulë vetë i pari armët. Dhe këtë hap Edi Rama e ka hedhur gabim. Sepse fiks në atë kohë që ai bënte thirrje për unitet ndaj fatkeqësisë së përbashkët, po në të njëjtën mbronte me paturpësi, manipulimin e datës të 1.2 milionë maskave të skaduara, duke e etiketuar opozitën si maskë dhe duke vënë ministren Manastirliu ta trajtonte atë si pjesë të KÇK-së.

Lexo me tej:

Skandali/ Basha denoncon maskat e skaduara në 2011 që qeveria u shpërndau spitaleve

Pra ekuacioni është i thjeshtë : nëse vërtet kërkon armëpushim, ti duhet ta rifusësh në mill edhe shpatën tënde, duke i dhënë fund fabulës propagandistike të sukseseve të paimagjinueshme në shëndetësi.

Por, organizata e rilindjes ka bërë fiks të kundërtën.

Teksa imagjinoj, se në kulmin e alarmit të koronavirusit, ishte në gjendje të ngrinte një fabrikë të tërë të fallcifikimit të datave të skadencës, njësoj si fabrika paralele e shpifësve në rrjetet sociale kundër kundërshtarëve, vërtet më kalojnë drithërima.

Teksa mendoj një ushtri të tërë, që fshehtas, në një kapanon të errët, punonte për të ngjitur etiketa të rreme, kjo vërtet i tejkalon kufijtë e imagjinatës.

Dhe përse duhej e gjitha kjo? Thjeshtë dhe vetëm për propagandë, për të shitur për atë që nuk është makinerinë e ndryshkur të shëndetësisë shqiptare.

Në kushtet që jemi ky manipulim meskin dhe banal ishte i panevojshëm. Njerëzve, mjekëve, infermierëve do të qe me mirë t’u ishte shpjeguar me përunjësi që këto ishin paisjet e vetme që mund të siguroheshin. Pikërisht ato që mbaheshin të hedhura, si të skaduara, në një magazinë të bllokuar dogane. Atyre mund t’i thuhej e vërteta, se i tërë globi është në kushtet e një emergjence, se Kina, prodhuesi kryesor i këtyre maskave e ka ndërprerë eksportin e tyre, se shtete të mëdha si Franca, janë të friksuar dhe duan ta ruajnë për qytetarët e vet stokun që kanë.

Shikoni këtu fotot e skandalit/ Data reale e maskave te skaduara kunder koronavirusit

Jam i sigurtë që kjo gjuhë e thjeshtë dhe e sinqertë do të kuptohej më mirë nga popullsia. Njerëzit do ta kishin më kollaj ta shihnin shtetin me të njëjtin sy që shohin familjen e tyre. Mjafton të dilje sot në rrugë për të parë se qytetarët qenë adaptuar me mjete rrethanore, kush nuk kishte arritur të siguronte një maskë, mbante mbi fytyrë një shall apo një kapuç të prerë. Ashtu në pamundësinë dhe varfërinë e tyre kishin bërë më të mirën për vete. Për të njëjtën gjë do ta kishin kuptuar edhe qeverinë duke e justifikuar se në këto rrethana kaq mundësi kishte pasur.

Njësoj, sikurse janë të prirur të kuptojnë pamundësinë e një kontrolli profesional nëpër kufinj, numrin e vogël të shtretërve me aparatura oksigjenimi, pafuqinë për të ngritur spitale nga hiçi, brenda dhjetë ditëve, siç ndodhi në Kinë, apo mospasjen e personelit të super të paisur dhe super kualifikuar, po ashtu do ta kishin përtypur me përunjësi  edhe këtë mangësi që buron prej faktit se jemi një shtet i varfër dhe i vogël.

Në kriza dhe emergjenca të tilla nuk është turp të mos kesh, faji fillon kur nis e abuzon me atë që ke.

Pikërisht këtë mëkat bëri edhe administrata e rilindjes. Me kompleksin e zengjinëve të rij, që turprohen duke u dukur të varfër dhe të dobët, ata preferuan më mirë të jenë mashtrues dhe spekullantë. Sepse qëllimi i tyre parësor nuk qe ti vinin në ndihmë qytetarëve, por si ti’a hidhnin atyre duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte nën kontroll.

Dhe kjo nuk është asgjë tjetër përpos vazhdimit të së njëjtës luftë politike, në fushëbetejën e re të koronavirusit. Qëllimi i saj është qartë, këmbëngulja se fabula e shëndësisë falas me koncesione për oligarkët vazhdon të jetë një histori suksesi.

Pra thënë shkurt, edhe në këto ditë, kur në lojë janë jeta dhe kërcënimi ndaj saj, Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk i ulën tytat e luftës së përhershme.

As ai, as ata rreth tij, nuk i’u bindën apelit për të cilin kishin bërë thirrje vetë: armëpushimit dhe paqes së përkohshme, deri në mposhtjen e koronavirusit. Ata preferuan sërish të veshin një maskë, skadenca e së cilës nuk kthehet dot pas.

Ndërkohë që më e udhës do kishte qenë të na tregonin të vertetën: se jemi qytetarë të një vendi të varfër dhe një shteti të dobët, i cili pikërisht se është i tillë, pasojat nga fatkeqësi si kjo rrezikon ti ketë të mëdha.

Vetëm kështu, duke shmangur propagandën e pavend dhe sukseset imagjinare do ta kishin arritur realisht armëpushimin e një beteje të pasens politike dhe do të na bënin të gjithve të qemë mirkuptues në hallin e përbashkët.

©Lapsi.al

23 Comments

  1. sa artikull i parashikueshem. edhe sikur armepushim te bente ti prape do gjeje nje teme tjeter se normal te duhet te shkruash nje fleterrufe ne cdo tre dite. kshu qe mjaft na hape barkun me kto palacolleqe gjoja te vjen keq. legen

    1. Prane dijes i pa nxene
      Prane virusit i pa maske
      Tru dhe shpirt i sakatosur
      Te na rruashin komunistat!!!
      IDIOT

    2. Ndryshe nga artikujt e Temes, ku ju lulekuqet dhe debatikasit masturboni ne tufe, artikuj qe jane te paparashikueshem, si psh raporte me nudiste nga plazhet e Frances, te cilat Merua i ka specialitet….
      Ka rene virus andej nga Tema, mo? Si e kemi Ymerin e Partise? Mo!

    3. Nuk mendoj se masat i marrin per popullin. Jo! I ka zene frika mos semuren vete e ikin per lesh. Jashte nuk shkojne dot keshtu qe po bejne si te marre duke degjeneruar popullin. Ju lutemi gazetare beni te pamunduren tu cirrni masken ketyre maskarenjeve.

    4. Bravo Bushat. Po nuk i rame sot Rames kur do i biem? Na kane pire gjakun ne keto vite dhe nuk meriton meshire,as ne kohe termetesh. Ne fund te fundit administrata e tij, e Gjushit dhe te tjereve,ishte pjese e fajit te shume viktimave te termeteti, Edhe tani,a nuk ishte Rama qe po krekosej si gjel maje plehu ,se nuk kemi asnje rast virusi, dhe po te vinte viruse i benim namin ,se do merrnim gjithe ato masa. Ja pra edhe ky virus si cdo gje tjeter, e nxorri zbuluar. Lajmi i vetem i mire eshte se, kritikat e gazetareve dhe komentuesve, e kane cmendur fare Ramen. Mjafton te vini re, se kjo dyndje komentuesish pro-Rames, qe me demek nuk jane pro rames por jane kunder te politizuarit e gjendjes ne te cilin ndiodhemi, flet vete, Pra Ramen e ka kapur paniku dhe frika e popullit. Nqs mbani mend te njejten turme komentuesish , e ka perdorur vetem ne situata kur eshet zene ngishte, tek armet kimike apo para zgjedhjeve, Pra Rama qenka zene ngushte, I eshte ngushtuar litari. Bjerini qelbesirese se ka shume kusure per te lare.OSe ndryshe te mbyllim gojen dhe mos te ankohemi me!

  2. SHTETI O I VARFER i MBARUAR, I DERRRMUAR I VJEDHUR DHE I SABOTUAR nga vet-vetja, POR HAJDUTET E PS JANE BOSA.

  3. i them atij qe shkruan tironc pse sdel me emrin tat laluc lap qjysopinge po del e shkruan tironci se ti dukesh tre ore larg qe sje tironc jo per gjo po esht shume e veshtire me u bo tironc sado qi keni qysh ne 44 qi e keni pushtu tironen

  4. Sa kushtojne ne vit PPP-te e shendetesise? Ata qe e dine shifren e sakte, e kane te qaete se paguhen miliona euro per check up te pavlere, miliona te tjera per sterilizim kur kostoja mund te ishte me se paku sa e nje e qindta, paguhen per dialize e te tjera qe nuk i dime. Ne mbledhjen e qeverise te dites se hene, u caktua nje fond prej 400 milione lekesh ler luften ndaj covidit. Afro 3.3 milione euro. Por kohet e fundit, nen udheheqjen e kesaj qeverie, rruget kane arritur cmime marramendese qe variojne nga 17 milion euro/km e rruges Milot Balldren deri ne 20 milione euro/km tek Unaza. Me nje llogari te thjeshte i bie qe lufta, sic ka qejf te quake km ose kryevirusi i vendit, ndaj covidit, te kushtoje sa 0.2 km te rruges Milot Balldren, ose sa 0.163 km rruge ne Unaze. Mbetet pa u zgjidhur, pra pa u percaktuar se sa nga keto leke kane shkuar per maskat e skaduara, sa do shkojne per tenderimin e karantines ne Durres dhe sa per dezinfektim. E thene ndryshe sa metra rruge kane kushtuar maskat e skaduara, sa metra rruge do shkojne per dezinfektim, sa do shkojne per te rregulluar vendin e karantines, e cila ishte gati por po mbahej sekret qe te mos ta merrte vesh Merkeli se do dergonte gjermanet ne karantine ketu. Qe te mos harrojme, do duhej te dinim edhe sa cm rruge na kushtojne ata dy tre vete qe kimentojne tek lapsi dhe gjithe argumenti qe kane eshte “shpellkaret e ures vajgurore” dhe “fajin e ka Saliu”.

  5. ALFRED LELA,MERO GELBAZA,CARLO BOLINO ,SOKOL BALLA,LORENC VANGJELI ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    ANDI SHUME ANALIZE RACIONALE ,KUR NUK KE NUK ESHTE TURP FARE ,POR TE FALCIFOJE EDHE MASKAT ESHTE DIQKA EDHE E RRIZIKDHME EDHE E TURPESHME,KJO ESHTE SI AJO KASETA ME VELLAIN E FATMIR XHAFAJ KUR DOLI DHE THA E KAM UNE EXPERTEN TIME,POR TANI KUJDES ANDI SE MOS PO DEL EDHE ALFRED LELA DHE TI KERKOJ FALJE EDI RAMES DHE OGERTES SE KA ZBULOJ OPOZITA FALCIFIKIMET E BERA

  6. Kur kryhet nje falsifikim si ky qe eshte nje krim qe le jo nje gjurme por 1 milion e dyqintmije gjurma

    dhe qe eshte njekohesisht krejt i lehte per tu dalluar (mjafton te heqesh etiketen fallco) mere me mend

    se care u kane bere keta rezultateve te zgjedhjeve. Tani shprehja e eterve te tyre se pushteti buron

    nga gryka e pushkes e mrohet nga gryka e topit mund te aktualizohet se pushteti buron nga mnipulimi

    dhe mrohet nga fallsifikimi.

  7. Mire e tha Tit Vargu(ne mos gaboj) para 4 ditesh – Ky virus ia ul breket Propagandes
    Gebelsit nga Surreli ka dale ne tv si hoxhe mashtrues duke lare duart…….

  8. petrit vargu eshte karalloji me i
    madh qe ka pjell ky vend. dhe ky vend pjell bole perdite. petriti esht zari sales. del burri behet lolo e si vje zor. kar me me nyje

  9. Raporti i përdoriimit të maskave me datë të skaduar me ato të reja, është njëlloj si të hash sorrën kur nuk ke pulën,
    Por më keq akoma është kur e shet sorrën për pulë duke i vënë një etiketë sipër.

  10. Andi te konsideroj djale te zgjuar dhe kryesisht neutral ne analizat e tua. Por a ka mundesi qe ju, analistet kryesore te ketij portali opozitar lapsi.al, te shkruani per ceshtje shume me themelore e madhore qe kane te bejne me vete virusin dhe perhapjen e tij, ashtu si dhe per pasojat anesore por shume te rendesishme te ketij korona-virusi?? Si p.sh:

    – Bllokimi i jetes sociale-ekonomike ne vend.
    – Cili eshte qellimi final i ketij bllokimi, kush perfiton prej tij, qofte edhe me afat te shkurter?
    – Perfshirja masive e ushtrise/policise (diktature?) ne aplikimin e masave drakoniane.
    – Vendosja e gjobave (5000 euro) per “shkelesit e ligjit”.
    – Largimi i vemendjes nga ngjarjet madhore korruptive te pushtetareve, qe e konsiderojne si “dhurate nga qielli” kete virus.
    – Shkelja e kushtetutes dhe dalja e saj ne plan te dyte.

    Dhe per vete virusin, a keni lexuar ne portale alternative (jo media qeveritare ose te lidhura me to) se:
    – c’origjine te vertete ka patur ky virus artificial,
    – qe ky virus eshte i patentuar nga disa vende perendimore vite perpara, (vite!!), sic eshte i patentuar edhe virusi i SIDA-s.
    – qe ka disa laboratore speciale te tilla ne bote qe merren me keto viruse, nje prej te cileve eshte ne Wuhan te Kines, nje tjeter ne Kanada, te tjere ne Sh.B.A, e ne vende te tjera,
    – qe ka edhe viruse te tjera qe mund te leshohen perseri ne te ardhmen??!!
    – apo qe na ngopen me genjeshtra se jo erdhi nga gjarpri, nga lakuriqi i nates, nga majmuni, …

    Ja pra keto jane gjerat madhore per te cilat duhet te flitet dhe jo per ca palo maska te skaduara ose jo, (qe as nuk eshte e sigurte qe funksionojne apo jo edhe kur jane te rregullta), apo e futi apo jo shpaten ne kllef pozita. Gjithmone kam shprese!

  11. Ne kete vend antivlera po merr vlera dhe anazjelltas . Ne kete vend ku mjeku nuk beson nenpunesin e tij , ne kete rast laborantin per analizat , pse une duhet ta besoj mjekun dhe aq me keq laborantin e partise ? Ne kete vend ku genjeshtra rekomandohet te behet e vertete dhe te imponohet edhe nga ai qe duhet te me mbroje atehere do te thote nga syte kembet , do te thote beji nje m** te madh dhe ik , ose ngrihu dhe merr ate qe te takon .

  12. Kur fallsifikon msh Ca’ prete nga supermarketet.
    A Ka krim me te madh ?
    Te fallsifikosh date e skadences?
    Po’ shqiptaret Jane njerez koti

  13. Nuk paska rrace me te poshter se ju o rilindas. Edhe ne kohe fatkeqesish si kjo kerkoni te dlini te lare dhe me e keqja eshte se hidheni dhe ne sulm me parimin e Partise qe mbrojtja me e mire eshte sulmi.Ne vend te ulni koken beni dhine e zgjebosur. Skeni faj ju kur ai popull i certifikuar si dele ju toleron akoma.

  14. E MORET VESH GENJESHTREN E FUNDIT TE RIKURVAVE? ASNJE NGA SANITARET E SIPALIT DURRES NUK KA BERE AKOMA ANALIZAT PER ANTI KORON , NDERSA PARTIA MAVI NA THA SE KANE DALE NEGATIV . KETA JANE TE PAARRITSHEM NE GENJESHTRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu