• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ Edhe qeveria e Kosovës mbyll të gjitha shkollat deri në 27 mars

Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendet fqinje. Në mbledhjen e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur, qeveria ka vendosur që procesi mësimor të pezullohet deri në 27 mars 2020. Po ashtu është marrë vendim edhe për vetë-karantim të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë nga vendet që është përhapur koronavirusi. Po ashtu pezullimi i linjave ajrore.

“Përkeqësimi i situatës në Itali, Gjermani e Zvicër, raportimi për përhapje të koronavirusit në vendet fqinjë ka shkaktuar panik në vend. Në Kosovë akoma nuk kemi asnjë të konfirmuar më koronavirus. Por pavarësisht kësaj komitet në mbledhje e jashtëzakonshme ka vendos që të marren masa paraprake. Ndër këto masa ja ë: ndërprerja e procesit mesimorë në të gjitha nivelet deri me 27 mars 2020.

Pezullimi i linjave ajrore. Kontrolli kufitarë në të gjitha pikat kufitarë. Vetëkarantim i detyruar i të gjithë qytetarëve të Kosovës që hyjn nga vendet e prekura. Të gjitha aktivitetet publike do të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut. Ndalohet veprimtaria e klubeve të natëa, palestrave pas orës 19:00. Të gjitha institucionet privatë e publike të marrin masa me dezinfektim për parandalimin e virusit”, – tha Arben Vitia, minister i Shendetesise.

 



2 Comments

  1. e delegatet iken tani
    kush e di sa mije te semure do kete
    po ska gje se rilindja e rregullon punen me grate e partise
    jemi bere si suedija mungojne vetem zezaket
    edhe pastaj kur del ndonje hall behet nje komision me burra qe ta zgjidhin
    rilindja sfilate kurvash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *