• |
ide | kryesore

Matematikani hedh dyshime/ Virusi në Itali s’ka lidhje me Kinën, vret 60 herë më shumë

Lapsi Leaks



Matematikani i njohur italian Piergiorgio Oddifreddi hedh dyshime të rënda rreth epidemisë së Covid-19 që ka goditur Italinë.

Ai ka folur për fuqinë e këtij virusi dhe prejardhjen e tij. Oddifreddi thotë se përqindja e vdekshmërisë së këtij virusi në Itali është rreth 6%, ndërkohë që në Kinë dhe vendet e tjera ajo sillet tek rreth 3%.

Kjo i jep sipas profesor Oddifreddit, terren hipotezës së hedhur edhe nga Instituti Italian i Shëndetësisë, që supozon se ky virus nuk ka lidhje me atë kinez.

“Pra është një virus më vete dhe si i tillë”, – thotë Oddifreddi, – “duket shumë agresiv”.

Oddifreddi kalkulon, në bazë të krahasimit me gripin sezonal, se Covid 19, nëse do të ruante vdekshmërinë aktuale, mund të bënte rreth gjysmë milioni viktima vetëm në Itali.

“Nga gripi sezonal vdes një person në një mijë, kurse nga koronavirus aktuale vdesin 60 herë më tepër”, – tha Oddifreddi.

Profesori tha se deklarata e Merkel rreth infektimit të mundshëm të 70% të gjermanëve, tingëllon realiste.

“Merkel merr vesh nga shifrat, ajo është fizikante, nuk ka folur në tym”, – deklaroi Oddifreddi.



11 Comments

  1. Kinezet mashtrojne si derri, sic bejne per cdo gje tjeter, prandaj ndryshojne shifrat e vdekshmerise. Gjithsesi Italia me kete menaxhim skandaloz e poshteroi perendimin e lirise dhe demokracise, perpara modelit autoritarist lindor Kinez. Per te perdorur nje analogji me shprehjen e Soros: Ky eshte triumfi i shoqerive te mbyllura.

  2. Po ju te Lapsit pse botoni lajme te rreme pa i kontrolluar, tju vi turp se perhapni panik kot.
    Ju a themune se pse nuk perputhen shifrat me kinen, eshte shume e thjeshte.
    Ne kine nese ke nje semundje kronike merr koronavirusin dhe me pas vdes, atehere kjo vdekje nuk futet te statistikat e korones.
    Kinezet kane numeruar vetem personat qe kane vdek direkt prej koronavirusit.
    Psh. nese ke diabet te kap dhe korona dhe vdes, ti sipas Kinezeve quhesh se ke vdek prej diabetit ndersa sipas Italianeve quhesh sikur ke vdek prej korones.

  3. ka dy gjona ose kinezet genjejne per shifrat per mos me hap panik ose eshte ceshtje administrimi pasi italianet jane popull i padisiplinuar plus e kan kap me vonese

  4. Duhen pyetur keto ANAL-istet shqiptare te rilindjes, se vetem keto mund te dine te shpjegojne keto ceshtje si per gjithcka tjeter, dhe lideri global shoku Edvin.

  5. Pyeteni Top leshin pasi jane specialist te midhjes dhe te detit?sa i perket Chines mos e humbeni mendjen pasi esht vend komunist dhe diktatorial, keshtu ja ka mendja edhe ketij gerdalles me mjeker qe e vet quan veten km te Skipetareve

  6. Ne frace po e sherojne per 6 dite me hidroksiklorohinë dhe azitromicinë. Besoj se te paren nuk e gjen ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *