• |
ide | kryesore

MotoGP në kaos total: koronavirus anullon edhe garën e katërt në Argjentinë

Sport



Duhet të presim ende edhe dy muaj gati për të mund të parë garën e parë sezonale të MotoGP. Pas Katar, Thailandia e Texas, mbërrin shtyrja edhe e Cmimit të Madh të Argjentinës, që duhej të zhvillohej në Termas de Rio Hondo nga 17 në 19 prill. Duke parë situatën e gjeneruar nga coronavirus, Fim, Irta e Dorna kanë vendosur të shtyjnë në fund të sezonit garën amerkano jugore në kalendar.

Në Argjentinë duhet të garohet në fundjavën e 20-22 nëntorit, me shtyrjen të një jave në garës në Valencia. Në këtë pikë MotoGP duhet të bëjë debutimin me Cmimin e Madh të Spanjës në Jerez në 3 majin e ardhshëm. Shpresojmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *