• |
ide | kryesore

Rama luan menç/ Shpall gazetarët aleatë të koronavirusit (Si sulmoi Sonila Meçon, dhe mbrojti zyrtarin e tij)

-Instant, Lajme, Të fundit



Sikur të mos i mjaftojnë gjithë hallet që ka për të përballuar situatën e pandemisë globale me një mjeksi të shklyer copa copa nga koncesionet e oligarkave, Edi Rama po shfrytëzon edhe koronavirusin për një luftë me mediat. Ai ka akuzuar sot live emisionet e mbrëmjes që dezinformojnë publikun duke u marrë personalisht edhe me gazetaren Sonila Meço.

“Unë kam vite që nuk ulem në darkë të shoh debatet në televizione. Si mund të mblidhen një tufë gazetarësh aty në studio, të bëjnë debat për koronavirusin dhe të provojnë 127? Për provë? Pse për çfarë është 127, për gallatë?”– tha Rama.

Por, per koincidencë, fiks në të njëjtën kohë, live në Opinion, drejtori i urgjencës Barataj në një debat me gazetarë dhe opozitarë, merrte ambulancën dhe e urdhëronte “Eja ketu në TV Klan qe të shohin panelistët se keni aparat oksigjeni”.

Me të njëjtën llogjikë të kryeministrit mund të bëhej pyetja: po pse për gallatë janë ambulancat e urgjencës? Po pse ky shou iu lejoka nje zyrtari?

Po Ramën nuk e shqetëson vartësi i tij, edhe njëherë në kohë krise ai ëndërron ti mbylli gojën shtypit si Jo Ximpingu në kohën e shperthimit të epidemisë në Vuan.

©Lapsi.al

 



5 Comments

  1. Meruni ca me koronen tani me gjith KMSH sa te haroje mileti qorr termetin deri sa te bjer ai radhes. Deri atehere shqipo kthehuni nga ana majte nga eshte korona e flini gjumin e radhes.

    1. Me vertete Rama po luan menç,prandaj t’i biem sa me shume se ta cmendim fare. Po nuk i rame sot Rames kur do i biem? Na kane pire gjakun ne keto vite dhe nuk meriton meshire,as ne kohe termetesh. Ne fund te fundit administrata e tij, e Gjushit dhe te tjereve,ishte pjese e fajit te shume viktimave te termeteti, Edhe tani,a nuk ishte Rama qe po krekosej si gjel maje plehu ,se nuk kemi asnje rast virusi, dhe po te vinte viruse i benim namin ,se do merrnim gjithe ato masa. Ja pra edhe ky virus si cdo gje tjeter, e nxorri zbuluar. Lajmi i vetem i mire eshte se, kritikat e gazetareve dhe komentuesve, e kane cmendur fare Ramen. Mjafton te vini re, se kjo dyndje komentuesish pro-Rames, qe me demek nuk jane pro rames por jane kunder te politizuarit e gjendjes ne te cilin ndiodhemi, flet vete, Pra Ramen e ka kapur paniku dhe frika e popullit. Nqs mbani mend te njejten turme komentuesish , e ka perdorur vetem ne situata kur eshet zene ngishte, tek armet kimike apo para zgjedhjeve, Pra Rama qenka zene ngushte, I eshte ngushtuar litari. Bjerini qelbesirese se ka shume kusure per te lare.OSe ndryshe te mbyllim gojen dhe mos te ankohemi me!

  2. Ketij qelbesire mos u lodhni ti ktheni pergjigje, ketij palaco vetem duhet tja mbani shenim cdo maskarallek qe kur te vije dita te jape llogari mos te beje si karagjoz kur tja plasin ne fytyre. Ky vetem ne cmendinen e burgut duhet cuar

  3. ca eshte ky artikull
    me gramatike gjysmake dhe me fjale gabim. paska
    ngel pa pare lapsi merrka ca ti dali para per tja shrkruar artikujt
    jo mjeksi por mjekesi
    jo shklyer por shqyer

    analfabete mjerim kenete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *