• |
ide | kryesore

Rama shpall 3 ditë shtetrrethim. Ndalohet lëvizja e veturave private

-Instant, Kryesore, Lajme

Shtimi i rasteve të të infektuarve (23 te infektuar) dhe shënimi i viktimës së parë nga koronavirusi në Durrës, ka bërë që sot të kemi një valë të re masash. më drastikja prej tyre është pezullimi i udhëtimit edhe me vetura private në të gjithë teritorin e Tiranës he dursit duke filluar që nga mëngjesi i së premtes. Do të lejohen ta bëjnë këtë vetëm ata që janë paisur më parë me leje në Drejtorit e policive dhe që duhet të lëvizin patjetër për transportin e mallrave dhe ilaçeve. Edhe personat që duhet të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit duhet ti tregojnë kontrolleve të policisë biletat e udhëtimit.

Po ashtu e premtja kur fillon shtetrrethimi do të jetë pushim për gjithë administratën.


Pas mbylljes së kufijve ajrorë dhe detarë me fqinjin tonë qeveria ka lajmëruar dje edhe shtëngesa të reja pë rata që kanë ardhur jo vetëm nga Italia por edhe nga Greqia në dy javët e fundit.“Do dalë në rrugë një formacion i perbashket i policise së shtetit e asaj ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë” njoftoi sot kryeministri Rama. Ai shtoi se kush kapet me këtë kundravajtje “do dënohet me 5 mijë euro gjobë. E do ndalohet të largohet nesër në Itali nëese s’do ketë paguar gjobën“.

Andi Bushati:Maska skadoi, tani duhet të sillemi si shtet i varfër

Pas nuk ka mbetur as ministria e Brendëshme që u ka bërë thirrje qytetarëve tu afrohen komisariateve të policisë vetëm nëse kanë ndonjë denoncim për të bërë. Pqrndryshe duhet të qëndrojnë larg tyre.
“Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779” thuhej në njoftim.
Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se është pezulluar aplikimi i qytetarëve për pashaporta dhe karta identiteti deri në 3 prill.
Edhe komuniteti musliman i ka bërë thirrje të gjitha xhamive që të pezullojnë çdo aktivitet fetar, të pezullojnë faljet ditore dhe gjithashtu atë të madhe të së premtes.

Nga kjo e enjte në mëngjes ka filluar urdhri për të mbyllur të gjitha bareve dhe restoranteve.

Fillimisht kryeministri shkroi ne rrejte sociale: “NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, DO TË DETYROHEMI TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!”. Por për të mos e marrë përsipër këtë masë të fortë ai nxorri ministren e shëndetësisë Manastirliu që ti bënte propozim qeverisë për “mbylljen e të gjitha bareve restoranteve, klubeve në Tiranë dhe Durrës”. Kush nuk e zbaton këtë dënohet me një gjobë 20 milionë lekë” tha ministrja.

©Lapsi.al

 

16 Comments

  1. Doli edhe ushtria në rrugë tani?! Kur do i fusni në burg ata që nuk bien dakort me versionin tuaj mashtrues të ngjarjeve dhe që shkruajnë ne internet?! Sikur thamë që të ishim të kujdesshëm dhe jo të perhapnim panik?! Por panikun po e perhapni ju të ri-vdekjes me krye-hajdutin Rama ne krye. Juve jeni krye-kriminelet, juve jeni murtaja dhe jo një virus i prodhuar nëpër laboratore.

    P.S. Kur nazistët i çuan nëpër gjyqe ata u justifikuan se po zbatonin vetëm urdhrat dhe se vetë ishin te “pafajshëm”.

      1. Liri, qe te nxjerresh disa përfundime si ato te miat me siper, duhet te lexosh shume, informohesh, te arsyetosh, dhe jo të hash m*t siç po ben ti tani.

        … Dhe ato ofendimet e tua i lexova. Prit se do ja degjosh këngën.

      2. o lir o sum….ir

        mos u merrni me ramen se do e hani te suma

        eshte i papergjegjshem nuk ben .. vetem probleme kriza

        larg nga bastardet

  2. Ka pare shume filma hollywoodi kryeministri dhe mezi e ka prit kete dite ti bej endrat realitet. Ne nje ane thote mos ndillni panik, nga ana tjeter fut polici e ushtri te armatosur per te ushtruar presion. Zoti e shpetofte shqiperine nga te papergjegjeshmit.

  3. Po me uren q pati ky mo🤮ky tha se do fusim Salen ne burg se po hap panik🤮po ti qar po ben o pler njeri 💩🙈rrote kari s di qar ben e qar flet🤣🤣

  4. Gabim rama qe nuk i lejon shpellkaret dhe skifteret e salihut te mblidhen te liqeni qe te harbohen dhe kur te largohen te gjithe mberurinat ti hedhin andej kendej si bejne cdo vit

  5. Ej po me habisin keta dy byreket e nje dhalle te pd-s,sa mire qe kujtohet partia dhe ja jep buken e gojes edhe ne dite shtetrrethimi

  6. Po pra sikur tha edpalikari qe nuk ka virus me dt 2 mars , tani na doli qe ju paska genjyer edhe ju ripjellsat qe kujtoni se keni iminitet nga covid 19 , mendoni per veten o popull se ky po tall buthen se koqe ska i ziu,

  7. Virus ka gjithandej , France, Gjermani, USA ,Kanada etj por ska nxjerr njeri ushtrine dhe policine te bej shtetrrethim.Ai me paditurine dhe fodullekun injoroi thirrjet per mbylljen e kufirit me Italine ose te fuste ne karantine te detyruar kedo qe vinte ng atje. Nuk paska njerez me paturp dhe te pashpirt se ju o rilndas autike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu