• |
ide | kryesore

Raporti i DASH “shuplakë” Shqipërisë: Kudo korrupsion, liria e shprehjes e cenuar

Lajme, Të fundit

Shkeljet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri për vitin 2019, sipas raportit të Departamentit të Shtetit të bërë publik të mërkurën, janë “kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit, ku shpifja konsiderohet si shkelje kriminale, korrupsioni i kudondodhur, në të gjitha degët e qeverisjes, përfshirë institucionet lokale. Pandëshkueshmëria, thekson raporti, vazhdon të mbetet problem serioz, megjithëse qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për të marrë masa në këtë drejtim. Ndjekja penale dhe veçanërisht dënimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje, ka qenë sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale”, thotë raporti.


Në raport theksohet se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, sipas vlerësimit të OSBE-së, respektuan liritë themelore, por u karakterizuan nga akuza pët blerje votash dhe trysni ndaj votuesve. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019,u bojkotuan nga partitë e opozitës, të cilat akuzuan qeverinë për mashtrim elektoral. Sipas raportit të OSBE-së, zgjedhjet u mbajtën “përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, – por votuesit nuk kishin mundësi zgjedhjeje mes alternativave politike.


Gjatë vitit 2019, thuhet në raport, Avokati i Popullit mori ankesa të shumta lidhur me përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës nga policia gjatë protestave të opozitës dhe gjatë një nxjerrjeje me forcë nga banesa për shkak të ndërtimit të një unaze të re në Tiranë.

Probleme serioze në burgje dhe qendra ndalimi pati me kushtet e këqija dhe mungesën e kujdesit shëndetësor, sidomos atij mendor, si edhe me mbipopullimin dhe korrupsionin.

Lidhur me korrupsionin, raporti përmend rastin e arrestimit të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko nën akuzat për korrupsion.

Raporti thotë se kushtet mbetën nën standard në disa objekte ndalimi jashtë Tiranës dhe qendra të tjera të mëdha urbane.

Mes përmirësimeve, raporti përmend faktin se Avokati i Popullit njoftoi për një lehtësim të mbipopullimit përmes infrastrukturës së re dhe amnistive.

“Megjithëse Kushtetuta parashikon pavarësinë e gjyqësorit, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara, disa herë penguar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efiçente”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se qeveria zbatoi procesin e vëzhguar ndërkombëtarisht të vetingut të gjykatësve dhe të shkarkimit të gjykatësve me pasuri të pajustifikuar dhe me lidhje me krim të organizuar.

Por raporti thotë se si pasojë e këtij procesi Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar, dhe rrjedhimisht pa kuorum.

“Politizimi i mëparshëm i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetues, kërcënoi të sabotonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”, thuhet në raport.

“Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë kompensime civile për shkeljen e të drejtave të njeriut, gjykatat ishin të prekura nga korrupsioni, mungesa e eficencës, frikësimi dhe ndërhyrja politike”, – thuhet në raport.

Ish-të burgosurit politikë nën regjimin komunist vazhduan të kërkojnë kompensimet nga qeveria dhe kjo e fundit shënoi një fare përparimi në dhënien e kompensimeve gjatë vitit.

Sipas raportit pati njoftime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë tek media me rrugë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një gamë këndvështrimesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë përmes kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

“Shumë pronarë të stacioneve televizive private e përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar tek qeveria në favor të bizneseve të tjera të tyre”, thotë raporti.

Po ashtu në raport thuhet se pati “njoftime të besueshme se përfaqësues me peshë të medias përdorën organet e medias për të bërë shantazh ndaj bizneseve.

Raporti thotë se presioni politik dhe mungesa e fondeve shkaktoi kufizime tek media e shkruar dhe përmend si probleme autocensurën dhe mungesën e sigurisë ekonomike të gazetarëve.

Raporti përmend si shqetësim përdorimin e ligjeve për shpifjen kundër gazetarëve. /voa

9 Comments

  1. Po ju te lapsit dhe disa opinion bersit sonila qimi zheji paspaciu ljubo dhe Ai dora vete kryeVirusi Ai qe leh cirret si nje qen rrugesh neper fcb keni gjithe vitin qe rama ka arritur ti bleje amerikanet dhe europianet e qelbur sot dash paska kritika per ramen,kush eshte e verteta o lapsaxhijte e shpifjes

  2. keto kritika jane si ajo shprehja popullore qe per doret ne anet e veriut : Krejt kryet ta
    psheshi me nje shllunge prej leshi ose e “perkthyer ” toskerisht : tere koken ta bej
    pershesh me nje shellunge me lesh.

  3. po kesaj kurves lekureverdhe i kane thene ata ,apo mbush valixhet me dollare dhe veri gishtin ne bythe shqiptareve ,shtete banditesh .ku shkele kemba e tyre nuk mbin as bari.

  4. Me këtë deklaratë të DASH, ra poshtë përfundimisht propoganda mashtruese e Ramës, se qeveria e tij ka mbështetjen e SHBA.

    1. Po pastaj ?
      Pastaj meqë Shqipëria nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë të lartë, e të gjitha pushtetet po grumbullohen në dorën e një bojaxhiu, ata që pajtohen me këtë gjendje, do të thotë se në qelizat e trurit të tyre ka depërtuar virusi COVID-19 e ka bërë trushpëlarjen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu